Betimi i Hipokratit është shprehja më e hershme e etikës mjekësore në botën perëndimore, duke vendosur disa parime të etikës mjekësore që mbeten me rëndësi të madhe edhe sot. Teksti është shkruar në një libër nga Hipokrati, fizikant i Greqisë së Lashtë, dhe mbetet ende sot një ndër tekstet më të lexuara të shkruara në Greqinë e Lashtë. Këto përfshijnë parimet e konfidencialitetit mjekësor dhe jo-keqdashjes. Si artikulim i parimeve të caktuara që vazhdojnë të udhëheqin praktikën mjekësore, teksti antik ka shumë vlerë historike dhe simbolike. Betimi, edhe pse mbi një tekst të zhvilluar për botën e sotshme, mbetet ende një rit për çdo mjek të ri në shumë vende të botës.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Disa nga kodet që përmban ky betim janë:
- Unë do të respektoj studimet shkencore të fituara me vështirësi të atyre mjekëve në hapat e të cilëve unë eci, dhe me kënaqësi do të ndaj njohurit të miat me ata që do të ndjekin.
- Do të di se në mjekësi, sikurse ka shkencë, ka dhe art, dhe që ngrohtësia, simpatia dhe mirëkuptimi mund të tejkalojnë thikën e kirurgut ose ilaçin e kimistit.
- Unë do të parandaloj sëmundjen sa herë që mundem, sepse parandalimi është më mirë se kura.
Për çdo mjek, shkelja e betimit të Hipokratit shoqërohet me masa administrative ose penale.

Dosti Banushi – SCAN




