Presidenti Trump raportohet se u përpoq të rekrutojë shkencëtarë gjermanë që punojnë në një kurë për koronavirusin dhe ofroi shuma të mëdha parash për të siguruar të drejta ekskluzive për punën e tyre për SHBA-të, sipas një raporti i cili u konfirmua nga qeveria gjermane, përcjell MekuliPress.

Gazeta e njohur gjermane “Welt am Sonntag” raportoi se Trump kishte ofruar shuma të mëdha parash për të joshur kompaninë me qendër në Gjermani “CureVac” në Shtetet e Bashkuara dhe për të siguruar të drejtat ekskluzive për një vaksinë.

Firma punon me Institutin Federativ “Paul Ehrlich” në pronësi federale për Vaksinat dhe Barnat Biomjekësore në një kurë për koronavirusin.

“CureVac” mohoi “thashethemet për një blerje” në një deklaratë të 15 Marsit. Ndërmarrja bioteknike tha se ka qenë në kontakt me shumë organizata dhe autoritete globale, por “nuk pranon të komentojë spekulimet dhe hedh poshtë pretendimet për ofertat për blerjen e kompanisë ose teknologjisë së saj”.

Një burim i qeverisë gjermane tha se Trump po përpiqej shumë për të gjetur një vaksinë koronavirus për Shtetet e Bashkuara, “por vetëm për SHBA-të”.

Lexo po ashtu:  Flutura Açka: Nuk mund t’ia lemë Shqipërinë horrave

Gazeta thoshte se qeveria gjermane po lufton përsëri duke ofruar stimuj financiarë për kompaninë nëse mbetet në Gjermani.

Florian von der Muelbe, oficeri kryesor i prodhimtarisë dhe bashkë-themelues i “CureVac”, i tha “Reuters” javën e kaluar se kompania shpresonte të kishte një vaksinë eksperimentale të gatshme deri në qershor ose korrik, në mënyrë që ata të kërkojnë leje për të filluar testimin te njerëzit.

Burimi: Business Insider     https://www.businessinsider.com/trump-administration-tried-to-pay-germans-scientists-for-coronavirus-cure-2020-3

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *