Prova klinike për vaksinën e koronavirusit filloi sot në Shtetet e Bashkuara më 16 mars.

Sipas një burimi anonim të lidhur me qeverinë, pjesëmarrësi i parë i provës mori sot vaksinën eksperimentale. Testimi, i financuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetit, është duke u zhvilluar në Seattle të Uashingtonit.

Zyrtarët e shëndetit publik thonë se testimi do të zgjasë një vit, deri në 18 muaj, përpara se vaksina të provohet plotësisht.

Testimi filloi me një vullnetare të shëndetshme, 45-vjeçare. Sipas specialistëve, nuk ka mundësi që vullnetarët të infektohen pasi vaksina nuk përmban virus. Qëllimi i provës së parë është të përcaktojë që vaksina nuk shkakton efekte anësore serioze. Pas kësaj, do të fillojë testimi më i gjerë mbi të.

Covid-19, është ende duke u përhapur në të gjithë botën, dhe dhjetëra grupe studiuesish po përpiqen të krijojnë një vaksinë kundër tij. Më e rëndësishmja është se po punohet në lloje të ndryshme të vaksinave. Disa organizata kërkimore janë duke punuar në një vaksinë të përkohshme që mund të mbrojë shëndetin e njeriut për një ose dy muaj.

Lexo po ashtu:  Qumështi i gomaricës i vetmi që ngjason mbi 90 % me qumështin e gruas; ja vetitë kuruese të tij

Shumica e njerëzve të infektuar me koronavirus kanë ethe, temperaturë të lartë dhe kollë. Disa prej tyre, veçanërisht pacientët e moshuar dhe ata me lloje të tjera të problemeve shëndetësore, mund të zhvillojnë pneumoni agresive.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *