Forca e Sigurisë së Kosovës ka ngritur gjendjen e gatishmërisë operacionale në nivelin 2 dhe ka krijuar Forcën për Detyrë bazuar në vendimet e Qeverisë së Kosovës dhe me urdhër të Komandantit të FSK-së.

Përmes një njoftimi dërguar mediave, ministria e Mbrojtjes (MM) e Kosovës thekson se me njësitë e specializuara për të realizuar operacione në kuadër të Mbështetjes Ushtarake Autoriteteve Civile, FSK-ja ka vendosur në gatishmëri personelin, pajisjet dhe sistemet për të parandaluar dhe mbrojtur qytetarët e Kosovës nga pandemia “COVID 19”.

“Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, udhëzon qytetarët e Republikës së Kosovës që të respektojnë të gjitha rregullat, kufizimet dhe udhëzimet e dhëna nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe apelon tek të gjithë që të rrisin masat e kujdesit, por në asnjë moment mos të krijojmë frikë dhe panik”, thuhet në njoftim.

Respektimi i rregullave dhe kufizimeve, thotë MM-ja, është ndihma më e madhe që secili qytetar i Kosovës i bën vendit dhe shoqërisë.

“Forca e Sigurisë së Kosovës ju siguron se do të jetë gjithmonë pranë qytetarëve dhe institucioneve të Republikës së Kosovës për t’i dalë në ndihmë në çfarëdo situate”, thekson në fund të njoftimit ministria e Mbrojtjes.

Lexo po ashtu:  “Kosova, turpi i Francës”, ish ambasadori holandez: Jo kushte të reja për vizat

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *