Komuna e Vushtrrisë ka njoftuar se sot kanë ndaluar një tregtar në fshatin Pestovë, i cili në momentin e inspektimit po shiste 100kg miell 80€, përcjell MekuliPress.com
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, Komuna ka bërë me dije se rritja e çmimeve në këtë periudhë pandemie globale për shkak të Coronavirus është vepër penale e dënueshme me ligj.
Sipas komunës, ka furnizime mjaftueshëm dhe se nuk ka nevojë për panik.

“Rritja e çmimeve në këtë periudhë pandemie globale për shkak të Coronavirus është vepër penale e dënueshme me ligj. Tregtarët e pandërgjegjshëm po e prishin imazhin e shumicës së bizneseve që me nderë po e kryejnë punën e tyre në këtë situatë të jashtëzakonshme. Furnizime ka mjaftueshëm, nuk ka nevojë për panik por për kujdes nga të gjithë”, thuhet në njoftimin e tyre.
https://www.facebook.com/KomunaVushtrri/posts/2709660312595695




