Kryeministri Albin Kurti ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me shefin e diplomacisë evropiane Josep Borrell.

Në temën e dialogut të ardhshëm me Serbinë, kryeministri Kurti e njoftoi Borrell me përgatitjet e tij, duke theksuar dy ekipet e dialogut të Kosovës: njëri politik-përfaqësues kurse tjetri këshillues-profesional.

Ekipi i parë do të kryesohej nga kryeministri dhe do të përbëhej nga 10 anëtarë gjithsej: kryeministri, presidenti, kryetarja e Kuvendit, dhe, nga një anëtar i secilës parti parlamentare LVV, LDK, PDK, AAK-PSD, LS, Nisma-AKR dhe Grupi 6+.

Borrell e mirëpriti këtë ide dhe format të kryeministrit. Për ekipin tjetër këshillues-profesional ku do të jenë ekspertë të fushave të ndryshme, kryeministri Kurti do të vendosë së shpejti, thuhet në komunikatë.

Temë diskutimesh ishin masat dhe përpjekjet e Qeverisë së Kosovës për parandalimin e Covid-19, dhe nevojën për ndihmë nga BE.

Lexo po ashtu:  RIA: Rusia kërkon që qyteti heroik Mariupoli të dorëzohet deri në orën 04.00 të mbrëmjes së sotme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *