“Shutle-gazetari” Berat Buzhala, ka thënë se dy persona të Lëvizjes Vetëvendosje, kanë dashur ta sulmojnë sot në Prishtinë. Se në cka bazohet z. Buzhala se vagabondët ishtin nga Vetevendosje nuk ka fakte e as dëshmi, shkruan MekuliPress.

Ai ka thënë se ngjarja do të shkonte më keq, po të mos e paralajmëronte një vajzë që i kishte dëgjuar dy personat duke folur, gjatë kohës sa Buzhala ishte në barnatore, përcjell MekuliPress.com

Ai ka thënë se dy personat kanë ikur, pasi “kjo punë u bë e madhe”.

Postimi i Buzhalës në Facebook:

Ne presence te kater pese vetave, te barnatorja Rexal ne Prishtine, dy vagabonda te Vetevendosjes deshten me me sulmu.

Madje kjo ngjarje kish me shku shume ma keq, nese paraprakisht nuk do te me kishte paralajmeru nje vajze qe i kish degju tuj fole, gjate kohes kur une isha brenda.

Kaq sa i perket tolerances, lirise se shprehjes dhe mendimit ndryshe.

E paramendojeni, une i kam perkrahe per me ardhe ne pushtet. Suksese me kete qasje.

P.S

MekuliPress dënon ashpër dhunën ndaj fjalës së lirë. Gazetaria e vetcensuar sjell Qeveri e politikanë të korruptuar. Andaj jo sulmit ndaj medias e ndaj gazetarëve, kjo na shpie ne diktaturë e ne anarki/MekuliPress/

Lexo po ashtu:  Raporti/Vëllai i vrarë i liderit koreanoverior ishte informator i CIA-s

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *