Me rastin e fitores së shqiptarëve në malësi tëTuzit, MekuliPress po sjell tregimin nga libri i leximit për fëmijët e klasëve të dyta ose të treta të shkollës fillore. Porosia e tregimit është e qartë edhe për fëmiun 9 vjeçar.

BASHKIMI BËN FUQINË – POROSIA E FUNDIT E SKËNDERBEUT

Skënderbeu para se të vdiste, thirri pranë vetës trimat e tij. Iu drejtua më të riut e i tha:
-Gjon, ti je i ri e i fuqishëm. Merri ato thupra dhe ashtu, grumbull siç janë, thyeji!
Djaloshi mori thuprat dhe u përpoq me gjithë fuqinë, por s’í theu dot. Pas tij provuan dhe dy-tre të tjerë, por as ata nuk mundën t´i thyenin thuprat. 

Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

Atëherë Skënderbeu i sëmurë rëndë e mori tufën e thuprave, e zgjidhi atë, dhe iu drejtua të birit:
– Gjin, merri thuprat dhe thyeji një nga një.
Gjini i theu të gjitha.

 As më i fuqishmi nga ju, – tha Skënderbeu, s´mundi t´i thyejë thuprat së bashku. Kurse Gjini, që është ende i vogël, i theu një nga një. Prandaj qëndroni gjithmonë të bashkuar, sepse kështu edhe pa mua do të fitoni. Arbërisë nuk i kanë munguar kurrë trimat!. Betohuni!
Trimat nxorën shpatat dhe thirrën:
Betohemi!

Luftërat për liri e pavarësi vazhduan edhe pas vdekjes së Skënderbeut. Dhe po vahdojnë edhe sot. Kjo luftë deri në bashkimin e trojeve shqiptare nuk do të shuhet kurrë, shkruan MekuliPress.com

Lexo po ashtu:  Lidhja Qytetare Shqiptaro-Amerikane: Mbështesim qëndrimin e kryeministrit Kurti se Serbia duhet të njohë “kushtetutshmërinë e Kosovës”, përpara se Serbia dhe Kosova të ulen në tryezën e bisedimeve

/MekuliPress.com/

Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *