Karantina si qeli burgu, kënaqu me muzikë Italiane nga ballkonet

 

Ilir Muharremi

Qielli në këtë natë të lodhur është i zymtë, çdo ditë i mbyllur e shpresat bëhen të thyera, njerëzit tashmë jetojnë në mërzi dhe dyshime të mëdha. Janë bër si ato fluturat që jetojnë një ditë të vetme, sapo vete ora gjashtë e mbrëmjes jeta u ka ardh na maje të hundës. Në fakt vet jeta është monotone sepse përfundon në të njejtën mënyrë. Ka filluar jeta të na duket si mbrapa qelisë së burgut dhe sipër kokës ndodhet një dritare pa xhama. E shiu i vjeshtes ngadalë pluskon mbi hekurat e ndryshkura dhe pështynë  në batanijen tonë. Jashtë dëgjohen hekurat duke u lëkundur sa majtas e sa djathat nga fryma e rreptë këtë natë, krijohet një zhurmë si sonetë e rringjalljes. Më duket sikur pres rend për të shurruar e pastaj ta pastroj fytyrën. Ndonëse ky burg shtëpiak dallon me atë burgun e vërtetë ku nuk lejohen telefoni, interneti, llap topi, revista ose gazeta. Këtu në këtë burg elegant i strukur nga frika e sëmundjes së tejdukshme çajin mund ta pish të nxehtë, ndërsa në burg të vrtetë çaji është i vakët dhe kutërbon nga klori. E kur vjen orari i drekës supa këtu serviret nga një tenxhere mesatare dhe është  e ngrohtë e mbushur me karota, ndërsa në burg nga tenxhere gjigante alumini dhe garuzhda përpiqet si mezi t’i kap kokrat e orizit.

Lexo po ashtu:    Bashkimin e Kosovës me Shqipërinë nuk e ndalon e drejta ndërkombëtare !

Këtu mes librave, muzikës, televizorit, darka vjen shumë shpejt. E hapi frigoriferin dhe ha çfarë ma do qejfi. Errësira futet njëjtë si në burgun e karantines si në burgun e vërtetë, hyn pa frikë. Vetëm se drita këtu në dhomë nuk duket si shpresë, por si ndriçim i nevojshem, ndërsa prapa hekurave të trashë drita është si dielli, e natën bëhet si hëna. Nga një rrëfim i një të burgosuri kam dëgjuar: “Dikush fle me sy hapur, dikush flet me vete, një tjetër gërhet. Pas mesnate gjumi na prishet. Nga qelia ngjitur dëgjohet ulërima lutëse e një burgaxhiu plak. E ka kapur barku dhe gardiani mundohet ta qetësojë. U njoftua komanda në katin e parë por sa të mbërrijë oficeri roje deri në Sektorin tonë i duhet të hapi 32 dyer të rënda hekuri. Plaku nuk duron dot më, dhjet në qese dhe më pas e hedh nga dritarja. Qesja me jashtëqitjen e plakut të burgosur bie në oborrin e Drejtorisë së Arkivave të Shtetit. Plaku bëhet sebep edhe për ne komshinjtë e tij. Çohemi të gjithë me rradhë të shurrosim te bidoni i madh vendosur në qoshe të qelisë së ftohtë. Ora është 1e çerke e natës dhe deri në orën 8 të mëngjesit dera nuk hapet…”. B.M “Ditar nga Burgu 313, janar 2002”. E në burgun tonë elegant mund ta bëjmë çfarë na do zemra dhe qejfi, qoftë në mesnatë, mëngjes, gjatë ditës apo në darkë.

Lexo po ashtu:  SHËNIM: Si guxon presidenti spurdhjak serb të fyejë BE-në me gjuhën e një karrocieri të dehur!?

 

Nga burgu i karanties Italianët këndojnë veç e veç nga distanca këngë të famshme ndër të cilët “L’italiano”, “Ciao Bela”… Këto këngë vërtetë të tornditin të cilat vërtetë lulëzojnë në shenjat e para të pranverës. Këto këngë të disa dekadave të shkuara në një botë re të çuditur, të frikësuar, të strukur nga murtaja moderne kanë atë shijen e ndjenjës, të zjarrit, të ligjit të brendshëm, është kulturë e lidhur në vend dhe kohë, por tashmë e përjetuar krejt ndryshe. I bindur jam që zemra e secilit tashmë i përjeton ndryshe. Vokali i italianit Kotunjo dhe Boqeli, i rijetuar nga disa italianë të thejshtë nëpër ballkone shprehet si protestë dhe revoltë nga burgu i karantinës. Këngët e tyre janë letërsi, pikturë  që me ngjyra përshkruajn horizontin, thjeshtë është muzikë pjellore. Kjo muzikë ka formë, ka ritëm dramatik, fuqi të idesë, të lirisë së lëvizjes shpirtërore.

Nga llap topi teksa i shikoj në Youtube në shpirt më krijohet një hapësirë pritije. I shohë Italianët shumë të madhërishem dhe të lënë anash nga krejt bota. Popull krenar, zhurmagji, në sy të botës janë edhe të pistë, mafioz, por janë artist dhe do mbesin artist dhe Italia e ëndrrave tashmë po dergjet në sytë e botës nën kitaren e Kotunjos, vokalin e Boqelit, gjenialitetin e Da Vinçit, pushtetin e Cezarit. Italia nuk bie në gjunjë dhe nuk fundoset aq lehtë sado e egër të jetë murtaja dhe bota. Italia e Dantes, Italia, Italia e Felinit, nuk dorëzohet para kësaj kafshe të egër. Italia me art po e sfidon këtë mortje.

Lexo po ashtu:  Njësoj gënjejnë. Gjynah që nuk janë në një parti

Nga ky burg i sotëm  muzika është ajo e cila me mushkëritë e saja na prekë edhe nervrat më të holla. Nga ky burg i bukur nën tingujt e Boqelit dhe Kotunjos jam në gjendje të pikturoj formën e shpirtit.

Italia e arkitekturës, ushqimit, artit, letërsisë, modës, filmit, teatrit, dramës, do ta mposhtë të keqen. Është kjo Itali  bukurisë.

E çka tjetër të bësh nga ky burg i bukur. Të dalësh apo të mos dalësh, të guxosh të dalësh, ose të nxitësh nga presidenti të dalësh e nga kryeministri të mos dalësh. Populli po vuan, politikanët po luajnë si macja me miun.

Kënaqu në këtë burg elegant nën tingujt e Boqelit dhe Kotunjos. Po të ishe në burgun e vërtetë do dëgjosh tingujt e lozit të hekurt të derës së jashtme që do të nxjerrë tinguj monotonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *