Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se dje në Kosovë ndodhi maskarada politike në mes të krizës dhe luftës me pandeminë globale.

Përmes një postimi në Facebook, Kusari-Lila ka thënë se është e sigurt që historia do t’i gjykojë ata që e sollën këtë ditë.

“Dje ishte vetëm një betejë në numrin e gjatë të tyre që duhet të bëjmë për vendin tonë”, ka shkruar ajo.

Postimi i plotë:

Mirëmëngjesi Kosova jonë,

Dje ndodhi maskarada politike në mes të krizës dhe luftës me pandeminë globale.
Ashtu sikur e prezentova në fjalimin tim dje, sot Kosova u zgjua me lajmin për rrëzimim e Qeverisë në mes të pandemisë, në të gjitha mediat botërore.

Jam e sigurt se historia do të gjykojë ata që e sollën këtë ditë, por gjithashtu kurrë më e sigurt nuk kam qenë se energjia dhe gatishmëria jonë për të vazhduar betejën për Kosovën shtet i zhvilluar dhe shtet i së drejtës nuk ka qenë më e madhe.

Dje ishte vetëm një betejë në numrin e gjatë të tyre që duhet të bëjmë për vendin tonë.

Do të kemi edhe shumë tjera me fitore për Kosovën dhe njerzit e saj. 

Lexo po ashtu:  “I rritur jetim”, kush është shitësi i luleve që u arrestua pas protestës: Nuk ka qenë kurrë pjesë e strukturës së PD

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *