Kohëzgjatja e leximit: 1 minuta

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se sot është shëruar pacienti i parë me Covid-19 në Kosovë.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Ai po ashtu ka pohuar se sot janë konfirmuar edhe 8 raste me coronavirus duke çuar kështu numrin në 79.

“Sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 89 persona nga të cilët 8 kanë rezultuar pozitiv.

Megjithatë më në fund e kemi lajmin e mirë. Njëri nga pacientët edhe pas testimit të dytë ka dalur NEGATIV. Sipas rekomandimeve të OBSh kur dy mostra negative të një personi me një ditē distancë kohore, tregojnë shërimin nga COVID-19.

Zyrtarisht kemi personin e parë të shëruar nga COVID-19 në Republikën e Kosovës”, ka shkruar ministri Vitia në Facebook.

Lexo po ashtu:  Kritika të rrepta nga avokati Gashi: Mërgata jonë më e mira në botë nuk punojnë me telefona në dorë, o të mjerë! Vendim katastrofal antikushtetues, antiligjor, antinjerëzor....

Ministri Vitia ka falënderuar personelin shëndetësor në Klinikën Infektive dhe të gjithë mantilbardhët në institucionet shëndetësore në Kosovë.

Gjithashtu ai ka kërkuar nga qytetarët të qëndrojnë në shtëpi dhe të mbajnë distancë njëri me tjetrin për dy metra.

https://www.facebook.com/arben.vitia.3/posts/3309567255739641

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *