Fibrat

E dini që fibrat janë ndër lëndët ushqyese më të rëndësishme ndërkohë që plakeni. Ato ofrojnë mbrojtje kundër goditjes në tru, parandalojnë kapsllëkun, ulin kolesterolin dhe nivelet e sheqerit në gjak. Gratë mbi 50 vjeç duhet të marrin të paktën 21 gramë në ditë, ndërsa burrat duhet të marrin 30 gramë. Kjo është e barasvlershme me 6-8 racione drithëra ose 8-10 racione perime.

Kaliumi

Kaliumi luan një rol kyç në pothuajse çdo gjë brenda në trup, si me zemrën, veshkat, muskujt dhe nervat. Ai ofron mbrojtje gjithashtu kundër goditjes në tru, tensionit të lartë të gjakut dhe osteoporozës. Kumballat e thara, bananet, spinaqi, qumështi dhe kosi janë ndër burimet më të mira. Flisni me mjekun para se të merrni suplemente, pasi mund të kundërveprojnë me ilaçet për tensionin e lartë të gjakut, migrenën dhe gjendjet  e tjera.

Zinku

Kjo lëndë ushqyese ndihmon shqisat e nuhatjes dhe shijes, dhe lufton infeksionet dhe inflamacionin. Zinku mbron gjithashtu shikimin. Gocat e detit janë ndër burimet më të mira të këtij minerali.

Lexo po ashtu:  Ja ushqimet që përmirësojnë shëndetin e zemrës

Magnezi

Ky mineral mbron kockat dhe mban të qëndrueshëm nivelet e sheqerit në gjak. Mund ta merrni atë nga frutat e thata, farat dhe perimet e gjelbra. Me kalimin e moshës jeni më të rrezikuar që të zhvilloni probleme digjestive ose të merrni ilaçe, që pengojnë trupin të absorbojë lehtësisht magnezin.

Vitamina B12

Kjo vitaminë ndihmon në zhvillimin e qelizave nervore dhe gjakut. Mund ta merrni atë në mënyrë natyrale nga ushqimet me bazë shtazore, si mishi i viçit, peshku, vezët dhe produktet e bulmetit. Duke qenë se 30% e njerëzve mbi 50 vjeç kanë një gjendje të quajtur gastriti atrofik, kjo e vështirëson absorbimin në trup të vitaminës B12 nga ushqimet.

Kalciumi

Me kalimin  moshës, ju filloni të humbisni më shumë nga ky mineral se sa e absorboni, duke humbur kështu masën kockore dhe duke rritur rrezikun për zhvillimin e osteoporozës. Gratë në fazën e menopauzës sidomos janë më të rrezikuara. Kalciumi ndihmon në funksionimin si duhet të muskujve, nervave, qelizave dhe enëve të gjakut. Gratë mbi 50 vjeç dhe burrat mbi 70 vjeç duhet të marrin 20% më shumë nga ky mineral se grupmoshat e tjera të rritura. Qumështi, kosi dhe djathi janë ndër burimet më të mira të kalciumit.

Lexo po ashtu:  Është e rrezikshme për shtatzënat të flenë në shpinë?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *