Kryetarët e Komunave përmes Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK) po kërkojnë ndryshimin e masave rreth ndalimit të qarkullimit të qytetarëve dhe automjeteve private.

AKK në konsultim me kryetarë të komunave vlerëson se jashtë këtij orari, sidomos prej orës 16.00-20.00 po ka turma të njerëzve që dalin për t’u furnizuar apo kryer obligime tjera dhe kjo po vlerësohet si mundësi potenciale për përhapjen e virusit.

Duke marrë parasysh se epidemiologët kosovarë po bëjnë thirrje që qytetarët e Kosovës të qëndrojnë në shtëpi, e sidomos në javët në vijim, Asociacioni i Komunave të Kosovës kërkon që ky vendim të rishqyrtohet dhe kjo masë të pezullohet dhe të zëvendësohet me ndalim qarkullimi prej orës 18:00-06:00.

“Kërkesa jonë besojmë se do të jetë masë shtesë e drejtpërdrejtë në parandalimin e COVID-19. Në anën tjerë të gjitha strukturat e Komunave dhe Shtabet Komunale për Emergjencë janë duke e kryer detyrën me përgjegjësinë më të madhe të mundshme”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, Qeveria e Republikës së Kosovës ka vendosur në një nga mbledhjet e saj të ndalohet qarkullimi i qytetarëve dhe automjeteve private, nga 24 mars 2020, gjatë orës 10:00 – 16:00 dhe prej orës 20:00 – 06:00, përveç për nevoja mjekësore, prodhim, furnizim dhe shitje të mallrave esenciale (ushqim dhe barna për njerëz dhe kafshë/shpezë), dhe për shërbime dhe aktivitete që ndërlidhen me menaxhim të pandemisë (menaxhmenti dhe personeli esencial qeveritar dhe komunal nga këta sektorë: shëndetësi, siguri dhe administratë shtetërore), si masë për mbrojtje nga coronavirusi apo COVID-19.

Lexo po ashtu:  “U shkel Marrëveshja e Prespës”, Greqia notë proteste Maqedonisë së Veriut

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *