Të gjitha ata që i shkelin rregullat e karantinës në Suedi, mund të rrezikojnë deri në gjashtë muaj burg, si pjesë e përpjekjeve të reja, për parandalimin e coronavirusit.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Deri më tani, ky shtet ka qenë shumë i hapur, por tani ka nisur të ashpërsojë rregullat, pasi pandemia është përhapur shumë në Evropë.
“Gjatë një mbledhjeje të jashtëzakonshme të kabinetit që e zhvilluam mbrëmë, vendosëm që të ndalojmë grumbullimin e më se 50 personave”, ka thënë presidenti suedez Stefan Lofven.

Sipas këtij vendimi që hyn në fuqi nesër, të gjithë ata që organizojnë aktivitete kaq të mëdha dhe ata që marrin pjesë, mund të dënohen deri në gjashtë muaj burg, ose me gjobë.
Lofven iu ka kërkuar banorëve që të mos udhëtojnë në qytete tjera, derisa Pashkët t’i festojnë ndaras dhe të gjithë në shtëpitë e tyre.
Në Suedi, deri më sot janë raportuar 92 të vdekur nga coronavirusi, ndërsa 3,046 janë të infektuar.




