Me ligj, njeriu është fajtor nëse shkel të drejtat e të tjerëve. Me etikë, ai është fajtor qoftë edhe vetëm kur e mendon këtë

Shkenca është dije e organizuar. Urtësia është jetë e organizuar

Dy gjëra më mahnisin më shumë. Qielli me yje mbi mua dhe ligji moral brenda meje

Mendimet pa përmbajtje janë boshe, intuita pa koncept është e verbër

Mu desh të eleminoja dijen, me qëllim që t’i bëja vend besimit

Lumturia nuk është një ideal i arsyes, por i imagjinatës

Moraliteti nuk është doktrina se si ne e bëjmë veten të lumtur, por se si mund ta bëjmë veten që ta meritojë lumturinë

Prano gjithmonë se individët njerëzorë janë qëllime, dhe mos i përdor si mjete për qëllimin tënd.

Jetoje jetën sikur cdo akt i yti, do të shndërrohej në një ligj universal.

Nuk është e domosdoshme që ndërkohë që jetoj, të jetoj i lumtur; por është e domosdoshme që sa kohë që jetoj, ta bëj me nder.

Të jesh është të bësh.

Lexo po ashtu:  Rekord për mjekësinë / Një fëmijë 7 vjeçar operohet me sukses pas 525 ditësh i lidhur me një zemër artificiale

E gjithë dija jonë nis me shqisat, vazhdon me kuptimin dhe përfundon me arsyen. Nuk ka asgjë më të lartë se sa arsyeja.

Me një gënjeshtër, njeriu e asgjëson dinjitetin e tij si njeri.

Mosmirënjohja është esenca e poshtërsisë.

Feja është pranimi i të gjithë detyrave tona, si komanda hyjnore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *