Gjatë ditës së sotme Hafir Hoxha, i cili ishte antarë i subjektit politik të LDK-së, njoftoi përmes një postimi në Facebok, që nga sot më nuk është pjesë e LDK-së.

Hoxha shkroi që arsyeja e largimit janë luhatjet politikë në këtë parti, relacionet mes liderëve politik të subjektit unë nuk e shoh vetën aspak të nevojshëm e as interesimin e struktures udhëheqëse të LDK-së.

Postimi i plotë

Unë Hafir Hoxha sot më 30. Mars 2020 njoftoj publikishtë LDK-në , familjarët dhe miqtë e mi se nga sot nuk jam antarë i subjektit politik të LDK-së.

Në LDK jam kyqë më 23. gusht 2019 . Ky subjekt politik funksionon me sistem piramidal të subordinimit , ngjajshëm me ate ushtarak nga i cili moti jam larguar . Duke e vërejtë se këtu nuk pranohen njohuritë dhe eksperienca personale dhe ajo specifike profesionale të gatshme nga individët e ardhur në parti por vetëm nga struktura , shkolla partiake e krijuar nga individët shum vite të kaluara aty që nga forumi rinor .

Duke i vërejtë luhatjet politikë në këtë parti , relacionet mes liderëve politik të subjektit unë nuk e shoh vetën aspak të nevojshëm e as interesimin e struktures udhëheqëse të LDK-së për ekspert të profileve specifike për lëmi të caktuara shum të nevojshme për politiken në vend . Tani detyrohem të largohem nga ky subjekt politik duke u dëshiruar shëndet dhe punë të mbarë në konceptin e tyre partiak dhe në shkollën politike të gradualitetit nga pioniri e deri tek detyrat më me përgjegjësi .

Lexo po ashtu:  "Do të punojmë edhe në atë që ju të fitoni çmimin Nobel për letërsi", - Dokumenti sekret i CIA-s: kë donin amerikanët në pushtet pas vdekjes së Titos

Me rrespekt për të gjithë HH

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *