Politikanët zi koronavirusi

 

Ilir Muharremi

Sapo agoi mëngjesi mushkëritë thithën ajrin e përndritur dhe vesa ngushëllimtare rra në tokë. Ishte shumë e hijshme e paparë ndonjëherë. Nëse e krahasojmë para pushtimit të këtij virusi dukej si një ngushëllimë e ëmbël, e etur e lodhur, e zhuritur. E tash rrezja e parë e diellit u shfaq në shenjë mirësie dhe po e ndjek vesën përqarkë drunjëve të errët por të lumtur pa njeriun.

Sot, vesa lutet që pandemia të vazhdojë, të vazhdojë për të mirën e natyrës. Dhe, ja një bishë dinake, tinëzare, grabitqare që gënjen popullin e vet, këtë e bën me vetëdije dhe me dashje u shfaq prapë në natyrë. Këta janë politikanët tonë të cilët janë të sëmurë mbas një cope karrige dhe një hapësire te vogël në Kuvend. Ata tashmë bërtasin nga larva laramane e çmendurisë me fjalë rrenacake. Ata i duan prapë zgjedhjet dhe po sillen si bakterije nëpër intervista.

Sapo afrohet ora 19:00, në lajme përveç që informatat për kaplimin e mortjes zënë një vend të merituar, lajmet tjera vërshohen nga fekalet politike që spërkasin me pështymën e helmatisur për ta na infekuar zi e më zi se kjo pandemi. Në këto ditë  tmeri ata duan zgjedhje, dhe janë të gatshëm t’i heqin maskat nga fytyra, por jo nga mendja. Duan ende t’i mbushin llogaritë bankare me punën dhe djersën e popullit përmes gojës së oratorit të ndyrë. Teksa vazhdon me lajmet, njeriu harron sëmundjen dhe dëgjon fragmente që dimrin ta kallkanosin ndërsa këtë copë behar që ka lulëzuar ta bëjnë prapë dimër. Pranverën e zverdhin, ndërsa zgjebja e tyre frutat e vjeshtës i mykë. Këta janë mëkati më i madh në vendin tonë përjashtuar të drejtin të cilin e penguan e shkarkuan për tu ngritur edhe më i fortë. Hienat as në tufë nuk kanë se çka i bëjnë luanit, ata ja kanë frikën edhe nëse është i plagosur.

Lexo po ashtu:  Nga Rubini dhe Klintoni e deri tek Grenelli, dhe prapambetja e politikanëve kosovarë që nga koha e UNMIK-ut

Për politikanët e sotëm ky luan  nuk do të jetë dritë e as të quhet dritë, ai i verbon me rufe të dijes, sytë e tyre më nuk shohin.

Sapo u ngjit në sytë e lodhur të pushtetit për të synuar gjërat e mëdha, ta turfulluan derën derisa ajo hapej në familjen e madhe Ervopiane duke të cilësuar se ti je kundërshtar i saj. Qeshnin  me lotë kur ti lotoje varfërinë, korrupssionin dhe shtetin e kapur. I bindur jam se ata e kanë mallkuar vonesën e ardhjes së virusit deri te ti i cili nuk mbërriti asnjëherë. Këta dinakë, komedianë qesharakë, kumarxhinj, “politikanë”, dalin natën duke të përgjuar nëse po rrënkon nga dhimbjet e kësaj mortje, e nëse sëmurësh ata ndezin fishakzjarret për të festuar.

Krahas gjithë shteteve botërore të cilat po luftojnë me këtë armik të padukshëm, ne në Kosovës kemi armik politikën. Ndoshta një ditë do ta zhdukim dhe Kolerën politike simptomat e të cilëve tashmë janë të njohura, nuk kanë ethe, as kollë, por ata ta shkurtojnë jetën, vjellin çdo ditë e çdo muaj. Mashtrojnë në tufë, në ekrane televizive, portale lajmesh gjithkund ku i sheh. Nga kjo Kolerë nuk kemi nevojë ta vizitojmë farmacinë më të afërt, as të marrim vaksina. Antitrupi më i mirë është  të ju zbulojmë fshehtësitë e t’i zbardhim, pastaj t’i ngushëllojëm. Ata janë të tredhur vuajnë edhe nga mungesa e dashurisë dhe tash mundohen të shpërndjanë mllef por kjo nuk shitet më te ky popull.

Lexo po ashtu:  E çuditshme me i pa burrat kaq të organizum për me folë, e për me realizu një të drejtë të grave.

Andaj, çdo mëngjes vesa ngushëllimtare e lirë do të bie në tokë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *