“Vetëm njëherë në jetë, unë vërtetë besoj se ju mund ta gjeni dikë që mund të ndryshojë krejtësisht botën tuaj. Ju i tregoni gjëra të cilat kurrë me askënd nuk i keni ndarë, ndërsa ai e absorbon çdo gjë që e thuani dhe dëshironë të dëgjoj edhe më shumë. Ju i ndani shpresat për të ardhmen, ëndërrat të cilat kurrë nuk do të realizohen, qëllimet të cilat kurrë nuk janë arritur dhe shumë zhgënjime të tjera të cilat jeta i ka hedhur tek ju.

Kur diçka e bukur ju ndodh, ju nuk mund të prisni për t’i treguar, duke e ditur se edhe ai do të bëhet pjesë e ngazëllimit tuaj. Ai nuk turpërohet për të qarë bashkë me ju kur jeni të lënduar, të qeshet bashkë me ty kur budallallepseni. Ai kurrë nuk u’a lëndon ndjenjat dhe asnjëherë nuk ju bënë të ndiheni se nuk jeni mjaftueshëm e mirë, përkundrazi ai ju ngre lart dhe u’a shfaq gjërat e juaja të cilat ju bëjnë të veçantë dhe të bukur.

Lexo po ashtu:  Shqiptarë, mos e harroni Fatime Sokolin!

Kurrë nuk ka ndonjë presion, xhelozi ose garë, por vetëm një qetësi e heshtur kur ai është përreth. Ti mund të jesh vetja dhe të mos brengosesh se çfarë do të mendojë për ty, sepse të dashuron ashtu siç je. Gjërat që duken të parëndësishme për të tjerët si ndonjë shënim, muzik ose ecje, bëhen thesarë të paqmueshëm të mbajtur fort në zemër. Kujtimet e fëmijërisë rikthehen dhe janë aq të pastërta  dhe të gjalla sa që ju duket sikur të jeni përsëri të rinjë.

Ngjyrat ju duken më ndriçuese dhe shkëlqyese. E qeshura bëhet pjesë e përditshmërisë suaj, e cila më herët ka qenë e rrallë ose në përgjithësi nuk ka ekzistuar fare. Një telefonatë ose dy përgjatë ditës, ju ndihmojnë ta kaloni të gjithë ditën dhe sjell buzëqeshje në fytyrën tuaj. Kur është prezent, nuk e ndjeni nevojën për bisedë të vazhdueshme por ndjeheni mjaft e kënaqur vetëm nga të qenurit afër jush. Gjërat të cilat më herët nuk ju kanë interesuar kurrë, bëhen interesante sepse e dini që ato janë të rëndësishme për personin tuaj të veçantë.

Lexo po ashtu:  Facebook premton rishikimin e politikave mbi postimet, pas kritikash

Ju mendoni për këtë person në secilin rast dhe në çdo gjë që bëni. Ju e hapni zemrën edhe pse e dini se ajo mund të thehet një ditë dhe duke e hapur zemrën ju e provoni një dashuri dhe kënaqësi të cilën as nuk e keni ëndërruar më herët. Ju e zbuloni se të qenurit e ndjeshme është e vetmja mënyrë për ta ndjerë kënaqësinë e vërtetë, e cila është aq reale sa që ju ndonjëherë ju frikëson.

Ju forcoheni duke e ditur se e keni një shok të vërtetë më gjasë një shpirt binjak që do ju qëndroj besnik deri në fund. Jeta duket krejtësisht ndryshe, ngazëllyese dhe me shpresë. Shpresa dhe siguria juaj e vetme është kur e di se ai është pjesë e jetës tënde.”

– Bob Marley

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *