Një klub i Premier League është i gatshëm të luajë në Kinë (e madje ka avancuar propozimin) ndeshjet e fundit të kampionatit vetëm për të cuar deri në fund sezonin në vazhdim. Në momentin kur është tashmë e qartë se rifillimi i turneut do të shtyhet përsëri përtej 30 prillit, në Angli është gati unanim vullneti për të konkluduar kampionatin për të mos humbur gati 800 milionë euro të garantuara nga shitja e të drejtave televizive që anasjelltas do të kërkohen mbrapsht nga broadacst.

E pas këtij propozimi, shkruan revista Athletic, është një shoqëri angleze, emri i të cilës nuk bëhet e ditur, por që është shprehur e gatshme të transferohet për një muaj në Kinë, rreth 5,000 km distancë, vetëm për të zhvilluar ndeshjet e fundit të kalendarit. Provokim apo jo mbetet për tu parë, por është një shprehje dëshire për të gjetur një mënyrë për të mos anulluar sezonin, si ndodhi një ditë më parë në Belgjikë.

Lexo po ashtu:  Boksieri shqiptar, Robin Krasniqi, rikthehet në ring me fitore spektakolare, mposht rusin Timur Nikarkhoev

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *