Sa herë e keni injoruar atë ndjeshmërin në bark kur ju ka thënë që nuk duhet të bëni diçka, vetëm për ta bërë atë sidoqoftë?

Diqka të tillë sikur kthimit i përgjigjeve kur ai ju shkruan apo ju thërret?

A e keni pyetur veten ndonjëherë pse? Pas gjithçka që ndodhi, ju vazhdoni t’i jepni shansen e dytë.

Mos u kënaqni kur pranoni më pak nga sa meritoni.

E di që është e vështirë të ndalosh së dashuruari pasi të kesh rënë aq thellë në dashuri, por ndonjëherë problemi nuk është vetëm ai.

Ndonjëherë, bëhet fjalë për marrëdhënien tonë me veten.

Të qenit vetëm shpesh ngatërrohet me të qenët i vetmuar, ndërsa në realitet, këto janë dy terma krejtësisht të ndryshme.

Të jesh vetëm do të thotë të jesh më vete dhe jo domosdoshmërisht të ndjehesh keq për këtë

Nga ana tjetër, të jesh i vetmuar është një ndjenjë e fortë e trishtimit që shoqërohet me ndjenjën e të mos pasurit shoqëri. Ju mungon dikush që ta ndani jetën me të dhe kjo është një përvojë krejtësisht normale.

Sidoqoftë, problemi është kur ndiheni aq të mbingarkuar nga vetmia, saqë pushoni se pari gjërat në mënyrë objektive.

Kur mirëprisni dikë toksik në jetën tuaj, në radhë të parë ju përsëri jeni duke i mirëpritur gjërat që ju bëjnë të ndiheni të vetmuar.

Lexo po ashtu:  Tre rregullat e tërheqjes së fortë. Ja ç’na bën të duam një person!

Është një rreth i vicioz që nuk mund ti shpëtosh dhe duhet të ia kujtoni vetes shkakun e vërtetë të ndjenjës suaj të tanishme të vetmisë; është personi toksik në jetën tënde.

Një partner toksik mund të na bëjë të ndihemi të braktisur emocionalisht.

Kjo do të thotë se ne jemi të zhveshur nga nevojat tona kryesore emocionale – për shembull:

Për t’u dëgjuar dhe kuptuar.

Thjesht përpiquni të rikujtoni të gjitha kohërat kur keni qenë e përulur, duke u tallur apo thjesht të injoruar.

Të jeni të çmuar dhe vlerësuar

Një partner i shëndosh gjithmonë do të sigurohet që t’ju bëjë të ndjeheni të denjë dhe të mirë sa të mos vini në dyshim vlerën tuaj për gjëra që nuk kanë rëndësi.

Të ndiejmë dashurinë

Të tregosh dashurinë hapur dhe fizikisht në një mënyrë të butë është një nga mënyrat më të mira për të siguruar partnerin tuaj dhe kjo nuk përbën ndonjë një lloj detyrimi.

Ju ndjeheni të braktisur për shkak të pakënaqësisë së pazgjidhur të dikujt, abuzimit emocional ose vetë-përqendrimit; gjithçka që ish-toksiku yt ishte fajtor.

Lexo po ashtu:  Fuqia e besimit: Spiritualiteti çon në një jetë më të shëndetshme, dhe një jetëgjatësi më të madhe

Abuzimi mund t’ju bëjë të ndiheni sikur askush nuk mund t’ju kuptojë, kështu që ju as nuk përpiqeni të flisni dhe vazhdoni të izoloheni derisa të mbeteni me ndjenjën e vetmisë.

Në vend që ta riktheni atë në jetën tuaj, ju mund t’i ktheni gjërat dhe të filloni të pranoni vetminë tuaj si një shenjë se keni nevojë për një lidhje më të fortë me veten tuaj.

Është një shenjë se së pari duhet të dashuroheni me veten. Ju duhet të merrni kohë dhe të ndërtoni besim dhe kurrë të mos dyshoni përsëri.

Kur nuk dyshoni vetë, është e lehtë të merrni vendime të duhura. Është e lehtë për ti prerë njerëzit toksikë nga jeta juaj.

Ju duhet t’i jepni vetes kohë për të njohur plotësisht vlerën e vetvetes dhe kjo do të ndodh atëherë kur nuk do të keni frikë.

Të jesh i vetmuar shpesh mund të ngjall një ndjenjë paniku tek njerëzit sepse ata bëhen të vetëdijshëm se vetëm ata janë përgjegjës për ndjenjat dhe vendimet e tyre.

Mos lejoni që t’ju ndodhë.

Çdo ditë, ju mund të merrni një vendim të vogël që do t’ju çojë më afër lumturisë.

Merrni vetminë tuaj si një kohë për të kënaqur gjërat që ju pëlqeni me të vërtetë, gjëra që nuk duhet të jenë domosdoshmërisht të dobishme, por thjesht argëtuese.

Lexo po ashtu:  Disa nga shprehjet më të bukura për prindërit!

Trajtojeni veten si të ishte miku juaj më i mirë. Vendosni të dashuroheni përsëri në jetë dhe do filloni të dashuroheni me veten tuaj.

Kur kjo të ndodhë, vetmia do të fillojë të pushojë dhe ajo që është interesante është se kjo është zakonisht pika në jetë kur shfaqet një marrëdhënie e shëndetshme.

Një marrëdhënie e shëndetshme vjen kur ne jemi në paqe me veten tonë dhe kjo ndodh kur personaliteti juaj shkëlqen plotësisht dhe kjo është pikërisht ajo që sjell personin e duhur.

Derisa të ndodhë kjo, qëndroni beqare dhe jepini vetes një shans.

Jepini vetes një shans për të zbuluar të gjitha gjërat që partneri juaj i përsosur do ti adhurojë.

Jepini vetes një shans për të përjetuar jetën tuaj bazuar në rregullat tuaja dhe të shihni se çfarë ndodh.

Sapo të fillojmë të jetojmë ashtu siç duhet të jetojmë, duke u ndier rehat në shoqërinë e vetes tonë, gjërat e së kaluarës bëhen thjesht kujtime të largëta dhe dhimbja jonë shpërndahet në kënaqësinë e lumtur të vetë-dashurisë./filozofia.al

Autore: Katie Burns

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *