Ministri i Shëndetësisë së Norvegjisë, Bent Høie ka njoftuar se vendi ka vënë nën kontroll pandeminë e COVID-19, shkruan gazeta norvegjeze VG, përcjell MekuliPress.

Ministri Høie dje në një konferencë për media tha se në Norvegji para masave kundër COVID-19, një person infektonte 2,5 persona ndërsa pas masave të ashpra të ndërmarra muajin e kaluar shifra ka rënë në 0,7.

“Po të mos kishim marrë masa të ashpra do të përjetonim atë që ndodhi në vendet tjera evropiane”, tha ai. “Ne i faleminderojmë qytetarët për bashkëpunimin dhe respektimin e urdhërsesav të Qeverisë dhe të institucioneve të shëndetësisë, tha ndër tjerash, ministri Høie.

Sipas të dhënave të përditësuara statistikore, ai bëri të ditur se në vend nuk ka rritje të numrit të rasteve me koronavirus. Ai shtoi se numri i pacientëve që ndodhen në spitale do të zvogëlohet në ditët në vijim.

Në Norvegji janë testuar 111.299 persona ndërsa prej atyre 5.755 janë diagnostikuar me koronavirus. Deri më tani 59 persona kanë humbur jetën në këtë vend.

Lexo po ashtu:  Kryeministri Kurti: Ndaj BE-së mund të jemi kritik, por Evropa është kontinenti ynë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *