Instagrami po e bën edhe më të lehtë për të dërguar mesazhe direkte.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Kompania ka konfirmuar të premten se tani do të mund të bëni bisedë në Instagram edhe në desktop, e kjo ka nisur nga sot në ora 10:00, shkruan The Verge.
Një gjë të tillë Instagram ka qenë duke e testuar me një grup të vogël të përdoruesve që nga janari, dhe tani ka filluar në nivel global.

E gjithashtu ka bërë ndryshime duke ia bashkuar një tabelë me emotikonë, dhe e ka shtuar një galeri për të parë bashkuar fotot dhe videot.
Shfletuesit kanë rëndësi posaçërisht për personat që e përdorin gjatë gjithë kohës Instagramin, si reporterët, ndikuesit apo menaxherët e rrjeteve sociale.
Kjo është mënyra më e lehtë për të komunikuar privatisht në këtë platformë, në veçanti për personat që duhet t’iu përgjigjen qindra mesazheve çdo ditë.




