Instagrami po e bën edhe më të lehtë për të dërguar mesazhe direkte.

Nëse vlerësoni gazetarinë tonë të pavarur, na mbështetni me një "kafe" simbolike për të mbajtur Mekuli Press të lirë nga çdo ndikim!

☕ Mbështete sot MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare

Kompania ka konfirmuar të premten se tani do të mund të bëni bisedë në Instagram edhe në desktop, e kjo ka nisur nga sot në ora 10:00, shkruan The Verge.

Një gjë të tillë Instagram ka qenë duke e testuar me një grup të vogël të përdoruesve që nga janari, dhe tani ka filluar në nivel global.

E gjithashtu ka bërë ndryshime duke ia bashkuar një tabelë me emotikonë, dhe e ka shtuar një galeri për të parë bashkuar fotot dhe videot.

Shfletuesit kanë rëndësi posaçërisht për personat që e përdorin gjatë gjithë kohës Instagramin, si reporterët, ndikuesit apo menaxherët e rrjeteve sociale.

Kjo është mënyra më e lehtë për të komunikuar privatisht në këtë platformë, në veçanti për personat që duhet t’iu përgjigjen qindra mesazheve çdo ditë.

Lexo po ashtu:  Europa kthen sytë nga natyra

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com