Milot Rashica ka vazhduar me formën e tij fenomenale në Bundesligë.

Ylli i Përfaqësueses së Kosovës ka arritur të shënoj gol në ndeshjen mes Werder Bremen dhe Schalke 04.

Mysafirët kaluan të parët në epërsi në minutën e 26-të, falë një goli nga zvicerani Breel Embolo (1-0).

Por përgjigja e vendasve nuk ka vonuar më shumë se pesë minuta dhe kanë barazuar rezultatin (1-1).

Kapiteni Max Kruse harkoi bukur në zonë, ndërsa Rashica me të parën goditi dhe shënoi për ta barazuar rezultatin.

Goli ndaj Schalkes ishte i pesti këtë edicion për sulmuesin nga Kosova, që ka bërë edhe dy asistime.

Ai e ka fituar vendin te Werderi dhe po luan rregullisht. 

Lexo po ashtu:  Man. City blen dyfish lojtarin që e shiti para një sezoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *