Kohëzgjatja e leximit: 2 minuta

Milot Rashica është shprehur shumë i lumtur me dy golat e shënuar në fitoren e Werder Bremen.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Skuadra bardh e gjelbër arriti të rikthehet te fitoret pas tri ndeshjeve ku luajti baraz.

Bremen para tifozëve të vet mposhti Schalke 04 me rezultat 4-2, ku dy gola u realizuan nga reprezentuesi kosovar.

“Jam shumë i lumtur për golat e shënuar, por edhe për fitoren dhe pikët që morëm. Unë tentoj çdo ndeshje, çdo stërvitje të jap më të mirën nga vetja”, u shpreh Rashica pas ndeshjes.

“Pas tri barazimeve radhazi, kjo ishte ndeshje shumë e rëndësishme dhe mirë që ia dolëm”.

Javën e ardhshme Bremenin e pret një takim edhe më i vështirë pasi luan përballë Bayer Leverkusenit.

Do të jetë një ndeshje e luftuar shumë pasi që të dyja skuadrat synojnë daljen në Evropë.

Lexo po ashtu:  Kombëtarja e shqiptarëve në Ballkan përfundon pjesën e parë me 3 - 1 kundër Bjellorusisë

“Ndaj Leverkusenit do të jetë ndeshje e vështirë, por në çdo takim hyjmë për të marrë tri pikë dhe shpresojmë të kthemi në shtëpi me pikët e plota”, u shpreh Rashica.

Pas 25 ndeshjeve në Bundesliga këtë edicion, Werder Bremen zë pozitën e tetë në tabelë me 36 pikë të grumbulluara.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *