Komisioni i Jashtëm i Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin Amerikan miratoi njëzëri projekt-ligjin që ndalon Shtëpinë e Bardhë të njohë aneksimin e Krimesë nga Rusia.

Njoftimi është bërë nga Zyra e Shtypit të Komisionit, ku theksohet specifikisht përmbajtja e ligjit “Për të ndaluar qeverinë amerikane të njohë aneksimin e Krimesë nga Rusia”.

Sipas tekstit të projekt-ligjit, SHBA-ja nuk njeh, as de jure dhe as de facto, që gadishulli,  hapësirat ajrore dhe ujërat territoriale të saj të jenë në Rusi. Asnjë nga ministritë Federale nuk ka të drejtë të njohë në asnjë mënyrë se territori i Krimesë i takon Rusisë.

Në të njëjtën kohë, ligji thekson se Presidenti i Shteteve të Bashkuara mund ta refuzojë këtë ndalim nëse një vendim i tillë është në përgjigje të “interesave jetësore të sigurisë kombëtare”. Rusia e konsideron çështjen e Krimesë të mbyllur përfundimisht pas referendumit në mars 2014, sipas të cilit shumica e njerëzve ishin në favor të bashkimit me Rusinë.

/MekuliPress.com/

Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lexo po ashtu:  E keni vënë re këtë detaj te celulari i partnerit? Mund të jetë shenjë tradhtie

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *