Senatori francez Olivie Kadik ka deklaruar se Parisi është i gatshëm të organizoj samit për zgjidhjen e çështjes së Kosovës sapo të kaloj pandemia e virusit, shkruan “Politika”.

Ai përkujtoi se presidenti i Francës Emanuel Makron dhe kancelaria e Gjermanisë Angela Merkel zyrtarisht kanë thënë se planifikojnë që të organizohet samit në Paris me të kaluar të krizës aktuale.

Kadik ka nënvizuar se vazhdimi i dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës është me rëndësi të veçantë për arritjen e përparimit dhe rezultateve dhe ka shprehur kënaqësinë që qeveria e Kosovës ka vendosur heqjen e taksës ndaj mallrave nga Serbia.

“Presidenti Makron disa herë ka përsëritur mbështetjen e Francës për procesin e dialogut edhe Vuçiqin, ku Franca është aktive në të gjitha nivelet”, tha ai.

Kadik përkujtoi se Franca si anëtare përhershme e Këshillit të Sigurisë së BE-së ka ngrit zërin dhe la kërkuar heqjen e taksës që ishte pengesë e vendosjes dhe vazhdimit të dialogut.

Sipas tij skena apolitike në Kosovë është shqetësuese dhe potencoi se është e domosdoshme solidariteti dhe uniteti politik në luftën kundër pandemisë së virusit.

Lexo po ashtu:  Jemi në epokën e paraluftës

“Franca hapur ka shprehur shqetësimin për shkak jo stabilitetit dhe ka ftuar shtyrjen e votimit të besimit të qeverisë, por ndodhi votimi i mos besimit dhe pa qeveri vepruese shqetësohemi për popullin e Kosovës”, tha Kadik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *