Senatori francez Olivie Kadik ka deklaruar se Parisi është i gatshëm të organizoj samit për zgjidhjen e çështjes së Kosovës sapo të kaloj pandemia e virusit, shkruan “Politika”.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Ai përkujtoi se presidenti i Francës Emanuel Makron dhe kancelaria e Gjermanisë Angela Merkel zyrtarisht kanë thënë se planifikojnë që të organizohet samit në Paris me të kaluar të krizës aktuale.
Kadik ka nënvizuar se vazhdimi i dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës është me rëndësi të veçantë për arritjen e përparimit dhe rezultateve dhe ka shprehur kënaqësinë që qeveria e Kosovës ka vendosur heqjen e taksës ndaj mallrave nga Serbia.

“Presidenti Makron disa herë ka përsëritur mbështetjen e Francës për procesin e dialogut edhe Vuçiqin, ku Franca është aktive në të gjitha nivelet”, tha ai.
Kadik përkujtoi se Franca si anëtare përhershme e Këshillit të Sigurisë së BE-së ka ngrit zërin dhe la kërkuar heqjen e taksës që ishte pengesë e vendosjes dhe vazhdimit të dialogut.
Sipas tij skena apolitike në Kosovë është shqetësuese dhe potencoi se është e domosdoshme solidariteti dhe uniteti politik në luftën kundër pandemisë së virusit.
“Franca hapur ka shprehur shqetësimin për shkak jo stabilitetit dhe ka ftuar shtyrjen e votimit të besimit të qeverisë, por ndodhi votimi i mos besimit dhe pa qeveri vepruese shqetësohemi për popullin e Kosovës”, tha Kadik.




