Nuk dihet nëse sensori LIDAR do të zërë vendin e një prej tre kamerave apo të ofrohet krahas tyre.

Bloomberg publikoi ditën e sotme një raport të ri i cili detajon axhendën e Apple me produktet e 2020 përfshirë katër iPhone të rinj. Publikimi tha se Apple do të ridizajnojë pamjen e jashtme të iPhone Pro me skaje të rrafshëta të ngjashme me iPad Pro.

Raporti thotë se xhami i ekranit do të jetë i rrafshët. Dy modelet iPhone Pro kanë tre kamera të pasme dhe të karakterizohen nga sistemi LIDAR 3D i iPad Pro.

Nuk dihet nëse sensori LIDAR do të zërë vendin e një prej tre kamerave apo të ofrohet krahas tyre.

Më i madh prej iPhone Pro do të ketë ekran më të madh sesa iPhone Pro Max 6.5-inç dhe “notch” i Face ID do të reduktohet në madhësi. Analisti i mirënjohur i Apple Ming Chi-Kuo ka parashikuar ekrane prej 5.4-inç dhe 6.7-inç.

Krahas iPhone të rinj Apple do të sjellë një HomePod më të vogël dhe një aksesor për gjurmimin e vendndodhjes.

Lexo po ashtu:  Komanda Kibernetike Amerikane paralajmëron një sulm kibernetik që po ndodh në Outlook

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *