Një prej funksioneve më të spikatura është se të lejon që ndryshosh aplikacionin kryesor të e-mail-it nga Apple Mail në një që ju preferoni
Ja sesi të ndryshoni aplikacionin kryesor të e-mailit në iPhone
Përditësimi i ri i iPhone, iOS 14, debutoi më 16 Shtator. Një prej funksioneve më të spikatura është se të lejon që ndryshosh aplikacionin kryesor të e-mail-it nga Apple Mail në një që ju preferoni.

Nëse jeni si ne, atëherë ju përdorni Outlook ose Gmail. Normalisht kur klikoni një lidhje që të çon tek një adresën e-mail-i, iPhone juaj do të hapë automatikisht aplikacionin Mail për të filluar një mesazh të ri.

Për shumë vetë është një situatë acaruese ndërsa me iOS 14 më në fund merr zgjidhje. Për ta bërë këtë ju duhen vetëm pak sekonda.

Përpara se të fillojmë me udhëzimet sigurohuni që keni të instal iOS 14.0.1 duke vizituar Settings > General > About.

Ja sesi të ndryshoni aplikacionin kryesor të e-mailit
Hapni Settings
Shkoni në fund të ndërfaqes dhe gjeni aplikacionin e-mail që preferoni
Klikoni ikonën e Gmail
Klikoni Default Mail App
Ndryshojeni në aplikacionin që dëshironi të përdorni tani e tutje
Kaq ishte e gjitha. Tani kur klikoni një lidhje për të filluar një e-mail të ri, iPhone juaj do të përdorë aplikacionin që keni përzgjedhur si kryesor për e-mailin.

Lexo po ashtu:  Nervat e grave

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *