Kryeministri Albin Kurti ka prezantuar pakon emergjente pas situatës që është shkaktuar në vend pas pandemisë me COVID-19.

Përmes një konference për media, Kurti ka prezantuar shumën që do t’i ndaj për personat që kanë nevojë.

“Së pari të ofrojë ndihmë financiare për shtresat mët ë varfra, së dytë ti ndihmojë bizneset që të sigurohet një pagë minimale për punëtorët, së treti të sigurojmë linguitet, të stimulohen punëtorët që janë më së shumti të ekspozuar me covid”, ka thënë në këtë konferencë Kurti.

“Pagesa shtesë 30 euro në muaj, Mbështetje financiare për kompanitë dhe mbulimi i shpenzimeve për pagat, subvencioni i qersë prej 50 përqind. Sigurimi mbështetjes shtesë për komunat e Kosovës prej 10 milionë euro. Sigurimi i shtesës pagë për punëtorët esencial, pagesë shtesë prej 100 eruo për furrtarët dhe marketet dhe pagesë prej 100 euro për njerëzit që hupin vendin e punës dhe kjo mas është për dy muaj”, ka thënë Kurti.

Ministri Bislimi: Harroni që e bllokoni punën e Qeverisë

Lexo po ashtu:  Meta përgëzon kryepeshkopin Janullatos: Kontributi i tij afirmon Shqipërinë si vend i harmonisë fetare

Ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, ka thënë se opozita po mundohet të bllokojë ndihmën për biznese që Qeveria po mendon ta marrë si kredi.

Mirëpo, Bislimi ka thënë se Qeveria i ka kapacitetet që këtë gjë ta bëjë edhe me buxhetin e vet.

“Harronë që mundeni me blloku punën e Qeverisë. Vetëm po ju them se dëmi është i madh me bllokimin e kësaj kredie, ndërkaq përfitimi i opozitës shumë i vogël”, ka thënë ai.

Ndërkaq, ai ka bërë thirrje që të bashkohen edhe opozita në këtë, që ai e quan, luftë ndaj Covid 19.

Sikur Bislimi, edhe kryeminstri Albin Kurti, e ka quajtuar të kotë seancën që do të mbahet sot, e që u thirr nga PDK-ja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *