Dy fotografi që nënkuptojnë shumë: Paulo Dybala është kthyer më në fund të stërvitet, duke e kaluar plotësisht sëmundjen e koronavirus. Imazhet e postuara nga argjentinasi në profilin e tij në Instagram, tregojnë se ditët e sëmundjes (ato më të vështirat, ato që shkaktuan ankth e frikë) mund të konsiderohen të kaluara: sulmuesi bardhezi, që pak ditë më parë kishte pranuar se ishte në pritje të rezultatit të një tamponi të ri, për të verifikuar negativitetin e tij ndaj koronavirus, është sidoqoftë gati të nisë futbollin.

Juventus, ashtu si klubet e tjera të Serie A, nuk mund të kthehet në stërvitje para 4 majit e vetëm pasi të jenë kryer të gjithë testimet e rastit: argjentinasi, sidoqoftë nuk humb kohë e “nxiton” për të rikuperuar kohën e humbur për shkak të infektimit nga virusi. Natyrisht Dybala do të ketë nevojë për më shumë kohë në krahasim me shokët e tij që nuk janë përballur me sëmundjen, një virus që dobëson forcën ndjeshëm. I njëjti diskutim vlen edhe për dy bardhezinjtë e tjerë të rezultuar pozitivë, Rugani (i pari rast i konfirmuar) e Matuidi. Gjendja shëndetësore e të treve është e mirë, në pritje të tamponeve që do të provojë kalimin përfundimtar të sëmundjes.

Lexo po ashtu:  Kombëtarja: Gol fantastik në Minsk, Shqipëria në epërsi ndaj Bjellorusisë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *