Emergjenca koronavirus ka ndalur kampionatin, por Ciro Immobile mban lart përqendrimin në prag të rinisjes së mundshme. “Duhet të jemi të aftë mentalisht – ka shpjeguar sulmuesi i Lazios -. Objektivat tonë nuk ndryshojnë”. Objektiva skuadre e, natyrisht, edhe individualë. “Rekordi i golave në një kampionat të vetëm i arritur nga Higuain në 2016? Do të provoj ta thyej”, ka premtuar sulmuesi bardhekaltër.

Laciali ka shënuar 27 gola në 26 ndeshje dhe duhet të shënojë edhe 9 në 12 ndeshjet e mbetura për të barazuar 36 golat e Higuain me Napolin. Duhet theksuar se deri tani Immobile ka shënuar 10 herë nga pika e bardhë, ndërsa në vitin e rekordit argjentinasi shënoi vetëm 3 me penallti gjithë kampionatin. Një mision i vështirë për tu arritur, por sidoqoftë jo i pamundur. “Po stërvitem shumë për ta arritur këtë objektiv, cdokush ka një të vetin personal – u shpreh Ciro për Sky Sport -. Do ishte e bukur, si veza e Pashkës: të shohim cila do të jetë surpriza kur të kthehemi në fushë”.

Lexo po ashtu:  Dortmund blen përfundimisht Emre Can

Immobile është duke menduar që tani për rifillimin e kampionatit e për mënyrën si duhet përballur kjo situatë e re e diktuar nga emergjenca shëndetësore. “Ambicjet mbeten, e natyrisht që në këtë moment kemi menduar pak për futbollin. Kur të afrohet momenti për tu kthyer në fushë duhet të jemi të aftë të përgatitemi mentalisht sepse janë 12 ndeshje shumë të rëndësishme për të vazhduar ëndërrën tonë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *