Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka vizituar sot Shqipërinë. Është një nga ato vizita që kanë rëndësi shumë të madhe dhe që konfirmojnë nevojnë e marrëdhënieve të posaçme mes të dyja vendeve tona. Zoti Zaev patjetër që duhet të jetë i mirëpritur në Tiranë nga gjithë spektri politik sepse në fund të fundit përfaqëson një shtet që ka brenda shqiptarët si subjekt konstituiv.

Por kjo nuk ka pse të na ndalojë në gjykimin kritik apo analizues të qëndrimeve të tija të caktuara.

“Unë si Zoran Zaev nuk isha në opozitë para 100 vjetësh. Janë thjesht 21 muaj më parë, kur isha në opozitë, por nuk lejuam të japim përshtypjen para evropianëve se jemi kundër fillimit të bisedimeve të vendit tonë me BE-në. Pa marrë parasysh a jemi opozitë a jo. Ne jemi miq të gjithë qytetarëve të Shqipërisë, dhe i dëshirojmë të mirat popullit shqiptar. Vijmë si miq dhe japim mesazhin paqësor që nëpërmjet dialogut të kenë zgjidhje”, u shpreh Zaev në konferencën për shtyp me homologun shqiptar Edi Rama.

Lexo po ashtu:  Pendarovski: Të dënohen organizatorët e pritjes së Kurtit në Tetovë dhe Çair

Kjo është e vërtetë por jo e gjitha. Sepse zoti Zaev u përdor dhe përdori të ashtuquajturat “bomba” denoncuese ndaj përfaqësuesve të pushtetit të drejtuar nga Nikolla Gruevski. Përgjime telefonike, materiale sekrete etj., të gjitha u vunë në veprim nga ish-opozitari Zaev që nuk e tregoi kurrë burimin e tyre.

Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Zoti Zaev nuk kishte sesi të deklarohej kundër integrimit të Maqedonisë në BE, apo në strukturat perëndimore, pasi ai vetë dhe ardhja e tij në pushtet as që mund të mendohet pa mbështetjen perëndimore. Partia e tij nuk i fitoi zgjedhjet, Gruevski u rikonfirmua, por atij ju refuzua nga partitë shqiptare oferta për koalicion pas presionit të jashtëzakonshëm perëndimor.

Për këtë arsye situatat mes të dyja vendeve nuk qëndrojnë. Nuk qëndron asfare as fakti se Gruevski ishte kundër integrimit, pasi të paktën formalisht qeveria e tij përmbushi kërkesat por u penalizua për shkak të konfliktit për emrin me Greqinë.

Më tej akoma, opozita shqiptare mund ta ketë si synim të nënkuptuar dhe taktik shtyrjen e negociatave, por është fare e papranueshme dhe hipokrite që zyrarët europianë të deklarojnë mbrojtje të hapur të qeverisë shqiptare në momentin që pakica dorëzoi mandatet. Nuk ka patur ndonjëherë qëndrime më pro një qeverie, ndonëse kriteri politik që është kusht për negociatat nuk përmbushet.

Lexo po ashtu:  BE akoma në gjumë! Videoja u shpërnda gjithandej, Zelensky thotë se kjo ishte gjëja më e tmerrshme që ka parë në jetën e tij

Ndaj njëanshmëria e qafrtë e një pjese të komunitetit ndërkombëtar nuk certifikon asgjë më shumë sesa kompromentimin e tij përpara syve të shqiptarëve. Fundja në shumë analiza që bëhen nga autorë të huaj me emër, diskreditimi i BE-së në Ballkan ka kohë që trajtohet dhe për këtë patjetër që ka përgjegjësi kryesisht BE-ja që ka qysh prej krizës së vitit 2008 që e ka lënë veten peng të frikës dhe politikave pragmatiste.
/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *