Kohëzgjatja e leximit: 1 minuta

Një video amatore shfaq momentin kur dy femra vazhdimisht shqelmojnë në kokë një femër tjetër, ku si pasojë ka mbetur me hundë dhe nofull të thyer.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

E gjitha ndodhi në Portsmouth të Anglisë, ku të pranishmit vrapuan për ta ndihmuar viktimën, derisa sulmueset largohen sikur të mos kishe ndodhur.

Videoja është postuar nga e ëma e viktimës, duke shpresuar se me publikimin e pamjeve do të ndihmohet policia për të kapur sulmueset e 20-vjeçares.

Në video shihet vajza duke qëndruar e shtrirë në tokë, derisa dy tjera e godisnin vazhdimisht në kokë me shqelma, madje duke e shkelur.

Viktima është dërguar me urgjencë në spitalin Mbretëresha Alexandra, nga ku është bërë e ditur se ka pësuar lëndime serioze.

E ëma e saj ka shkruar në Facebook, sesi bijës së saj i është thyer hunda dhe nofulla.

Lexo po ashtu:  41-vjeçarja shantazhon të moshuarin në Prishtinë dhe i merr 50 mijë euro

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *