Shkëputja e papritur e energjisë mund të dëmtojë harduerin e kompjuterit ose të shkaktojë humbje të dhënash

Kompjuteri juaj mbështetet tek një burim i qëndrueshëm energjie për të qëndruar funksional, por nganjëherë, ky burim mund të mos jetë stabil. Nëse jetoni në një zonë ku përballeni me ndërprerje të vazhdueshme të energjisë elektrike, mbase pyesni më vete nëse një fenomen i tillë dëmton kompjuterin dhe çfarë duhet bërë për ta mbrojtur?

Në këtë artikull do të eksplorojmë rrezikun e ndërprerjes së papritur të energjisë elektrike dhe sesi ta shmangni një gjë të tillë.

Llojet e ndryshme të anomalive elektrike

Elektriciteti që vjen në shtëpinë tuaj nuk është konstant. Nganjëherë luhatet duke rënë nën normë ose ngjitur mbi të. Në të dyja rastet kompjuteri juaj mund të përballet me probleme shkruan PCWorld.al.

Kur energjia shkëputet plotësisht në mënyrë të papritur, njihet ndryshe si “blackout.” Këtë situata janë jashtë kontrollit tuaj, por në disa raste mund të jeni ju vetë shkaktari duke mbi ngarkuar rrjetin elektrik të shtëpisë.

Ka disa raste kur voltazhi i rrymës elektrike bie shumë poshtë por nuk ndërpritet. Nganjëherë bëhen me qëllim për të ulur ngarkesën e nganjëherë nuk janë të qëllimshme.

Në anën tjetër është voltazhi mbi normën. Pajisjet marrin më tepër elektricitet sesa kanë nevojë. Ndodhin për disa arsye që nga keqfunksionimet e instalimeve elektrike tek qarqet e shkurtra. Në disa raste shkaktohet edhe nga një shkarkesë elektrike për shkak të kushteve atmosferike.

Lexo po ashtu:  Ja sesi të krijoni lista e-mail në Gmail për të dërguar e-mail në grup

A mund të dëmtojë kompjuterin tuaj një ndërprerje e papritur e energjisë?

Përgjigja është po. Shkëputja e papritur e energjisë mund të dëmtojë harduerin e kompjuterit ose të shkaktojë humbje të dhënash.

Si e dëmton kompjuterin ndërprerja e papritur e energjisë?

Fikja e papritur pas një blackout është rreziku më i madh për kompjuterin tuaj. Sistemet operative janë komplekse dhe ato duhet të kalojnë nëpër një sekuencë fikjeje për tu siguruar se të gjitha proceset aktive në sfond mbyllen siç duhet përpara ndërprerjes së energjisë.

Humbja e papritur e burimit të energjisë do të ndërpresë këtë sekuencë dhe të lërë proceset gjysmë të mbyllura. Ekziston mundësia që të korruptohen informacione e të dëmtohet sistemi operativ. Informacionet e sistemit janë shqetësimi më i madh sepse nëse korruptohen nuk e ndizni dot më kompjuterin.

Nëse jeni me fat ti shpëtoni një skenari të tillë, mund të humbisni punën që keni bërë deri në atë moment. Nëse nuk e bëni zakon të ruani vazhdimisht punën, shkëputja e energjisë mund tu kthejë në pikën zero.

Shkëputjet e vazhdueshme dhe të papritura të energjisë elektrike mund të reduktojnë jetëgjatësinë e hardiskut. Mekanizmi i leximit dhe shkrimit, i cili qëndron mbi pllaka rrotulluese gjatë operimit normal të kompjuterit, shkon automatikisht në pozicionin fillestar kur ndizet kompjuteri në rast se keni humbje të papritur të energjisë.

Lëvizja e papritur e këtij mekanizmi shkakton probleme të cilat akumulohen me kalimin e kohës dhe e bëjnë hardiskun të papërdorshëm. Në rastet më ekstreme ky mekanizëm gërvisht sipërfaqen e pllakave duke shkatërruar efektivisht hardiskun.

Lexo po ashtu:  Spotify arrin në 442 milionë përdorues aktivë në ditë

Disqet solide, SSD, mund të pësojnë dëme katastrofike nga shkëputja e papritur e energjisë, nga korruptimi i informacioneve tek keqfunksionimi total.

Si e dëmton kompjuterin rritja e papritur energjisë elektrike mbi normën?

Ndërprerja e papritur energjisë elektrike nuk është problemi i juaj i vetëm. Një ndërprerje zakonisht pasohet nga një rritje e voltazhit mbi normën kur vjen energjia elektrike.

Mund të dëmtojë qarqet elektronike. Ndërsa ndërprerja e papritur e energjisë nuk dëmton ushqyesin e as bordin, një voltazh më i lartë mundet. Në rastin më të keq nuk do të ndizet kompjuteri më.

Për tu mbrojtur nga skenarë të tillë, duhet të investoni edhe në mbrojtjen nga rritja e energjisë elektrike mbi normën.

Mbrojtja nga ndërprerja e papritur e energjisë elektrike

Ndoshta nuk e dëmton kompjuterin aq shumë sa rritja e energjisë elektrike mbi normën, por ndërprerjet e papritura mund të bëjnë dëme të konsiderueshme. Për të ruajtur informacionet dhe të dhënat duhet të investoni në sisteme elektrike.

Përdorimi i një burimi të pandërprerë energjie (UPS)

Për mbrojtjen nga ndërprerjet e papritura të energjisë duhet të keni një ushqyer të jashtëm. Ky aparat elektrik përmban një bateri rezervë e cila do të vijojë të ofrojë energji elektrike edhe kur ka ndërprerje të papritur të energjisë.

Quhen UPS dhe janë të pajisura me kasa të jashtme të mbrojtura. Nëse jetoni në një zonë ku ka ndërprerje të vazhdueshme të energjisë elektrike, UPS është investimi më i mirë që mund të bëni.

Lexo po ashtu:  Huawei ka gjetur një mënyrë sesi të shesë telefonë me aplikacionet e Google

Është e rëndësishme të thuhet se UPS mbani funksional pajisje elektronike vetëm për pak minuta. Nuk është zgjidhje ideale për të vijuar punën sepse qëllimi i tij është tu japë kohë të fikni kompjuterin siç duhet. Ndërkohë që bateria e tij shkon drejt fundit, UPS lëshon një alarm zanor për tu treguar se duhet të fikni kompjuterin menjëherë.

Përdorimi i një laptopi për të punuar edhe pas ndërprerjeve të energjisë

Nëse dëshironi të vijoni punën edhe pas ndërprerjes së energjisë, pse të mos përdorni një laptop. Laptopët e adresojnë plotësisht problemin e blackout. Kur energjia elektrike shkëputet, aktivizon baterinë.

Zgjidhja më e mirë për ata që jetojnë në një zonë me ndërprerje të vazhdueshme dhe papritur të energjisë elektrike, laptopi është ajo që keni nevojë. Disavantazhi i madh është se nuk janë aq të fuqishëm dhe aq praktik në punë krahasuar me një kompjuterët desktop.

Përdorimi i një mbrojtësi rritjes së papritur të energjisë

Nuk mbron kompjuterin tuaj nga fikjet e papritura por ju mbron nga luhatjet e mëdha të energjisë. Një pajisje e tillë eliminon çdo rrezik që vjen si pasojë e rikthimit të energjisë elektrike.

Blerja e një pajisje të tillë është pak konfuze për shumë përdorues sepse kanë specifika dhe detaje që tregojnë sesa të mirë janë realisht. Duhet të konsultoheni mirë përpara se të kërkoni blerjen e një produkti të tillë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *