Ish-ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj, ka thënë të pabesueshmën se kryeministri aktual, Albin Kurti gjatë qeverisjes së tij të shkurtë, më shumë paska bashkëpunuar me Serbinë sesa me Shqipërinë!

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se kryeministri Kurti më shumë ka bashkëpunuar gjatë qeverisjes me Serbinë sesa me Shqipërinë, derisa ka potencuar se qeveria Kurti nuk ka përfaqësuar interes e të gjithë qytetarëve, përfshirë edhe ata që nuk e kanë votuar atë, por vetëm interes partiake.

“Kryeministri Kurti më shumë është sjellë si kryeministër i VV-së sesa i Kosovës. Mënyra se si është sjellë me raportet me SHBA-në dhe situatat me LDK-në, ka bërë që ai të jëtë kryeministër partiak sesa kryeministër i Kosovës ku i përfaqëson interesat e çdo qytetari, edhe atyre që nuk e kanë votu. Më shumë ishin të gatshëm të bashkëpunonin me Serbinë sesa me Shqipërinë.”, ka thënë Hoxhaj në rtv 21.

Tutje, Hoxhaj ka shtuar se me marrjen e 1000 testeve nga Serbia, Qeveria e Kosovës, i ka ndihmuar Serbisë ta përmirësojë imazhin në mediat botërore.

Lexo po ashtu:  BE-ja përshëndet paralajmërimin e Kurtit për heqjen e tarifës, në pritje të detajeve shtesë

“Serbia ka qenë e goditur për ndihmën që e mori nga Kina dhe Rusia, dhe në të njëjtën kohë po takohen me BE-në. Rasti i marrjes së testeve nga ana e Kosovës, ka bërë që shtypi botërorë, te raportonin pozitivisht për te Serbinë, ta përmirësojë imazhin e saj.”, ka thënë Hoxhaj.

Ai ka thënë se ky është naivitet politik dhe gabim strategjik marrja e 1000 testeve nga Serbia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *