Lulzim Basha, shkruan në “Twitter” se asnjë kryeministër në botë nuk gënjen si Edi Rama, që të mos iu japë njerëzve lekët.

Referuar situatës së vështirë të pandemisë, ku prej më shumë se dy muajsh është paralizuar jeta dhe çdo aktivitet, Basha thekson se shqiptarët janë braktisur nga Rama, që nuk iu ka dhënë ndihmën që u takon.

“Asnjë KM tjetër në botë nuk gënjen si Rama që të mos u japë njerëzve lekët. Asnjë KM në botë nuk ka infektuar 2 bashki, sepse refuzon të paguajë punonjëset e fasonerive. Unë kam zgjedhur të jem zëri i të gjithë shqiptarëve të braktisur nga Rama që nuk e kanë marrë ndihmën që u takon. Mashtrimet nuk hahen. Fjalët boshe nuk e ndihmojnë ekonominë. Gënjeshtrat dhe sajesat e shtetit prej kartoni nuk i fshehin dot vjedhjet, mashtrimet dhe dështimet e RAMAVIRUSIT që po rrënon ekonominë dhe po varfëron e shpunëson përditë shqiptarët”, shkruan Basha.