Kryeministri do i përvidhet sërish protestës së opozitës. Deputetja Ermonela Felaj njofton se në datën 16 mars Edi Rama do të ketë në Berat në kuadër të turit “Bashkia që Duam”.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Lëvizjet e kreut të qeverisë tashmë janë të zbardhura. Ai nuk do të lejojë në asnjë rast që të vendoset si objektiv i drejtpërdrejtë i protestës, përshkallëzimi i së cilës do ta detyrojë atë të vihet në krye të zbatimit të planit të masave për përballimin e saj. Këtë detyrë z. Rama i aka ngecur ministrit të Brendshëm që nuk kursehet në hedhjen e gazit lotsjellës.
Nëse shohim protesta e shkuara ato kanë sjellë kosto për qeverinë dhe z. Rama personalisht. Kryeministrit i është dashur shumë mund që të propagandojë gjithfarë gjërash me synim izolimin e protestës por kjo propagandë nuk ka ngjitur.

Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress
E vetmja që ka bilanc nga protestat është opozita e cila nuk mund të kthehet pas. Ndaj tonifikimi i protestës, me akte të forta kundërvënieje janë taktikisht një domosdoshmëri që të asgjësojnë normalitetin e rremë që marketon qeveria dhe mediat e saj. Është shumë e qartë se lufta e nervave është elementi strategjik i përballjes dhe atë nuk mundet kurrsesi ta fitojë pushteti. Kjo jo për të mirën e opozitës, por për interesin e mbarë shoqërisë. Aktet e dhunës nuk drejtohen kundër mureve dhe fasadave, as policisë. Kjo u pa në protestat e shkuara. Ato janë akte që mishërojnë kundërvënien ndaj një qeverie “të korruptuar në të gjitha nivelet”. Dhe një dhunë e tillë nuk destabilizon Shqipërinë, por dëmton një qeveri që nuk ka legjitimitet politik dhe moral. /MekuliPress.com/
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress




