Sipas një studimi të vogël, konsumimi i ibuprofenit nga meshkujt mund të shkaktojë probleme të sterilitetit.

Niveli i pjellorisë së meshkujve është duke shënuar rënie anë e mbanë botës, ndërsa hulumtuesit kanë synuar të kuptojnë nëse ibuprofeni është duke kontribuar në këtë problem.

Ibuprofeni

Ibuprofeni është ilaç i cili shitet pa përshkrim për trajtimin e dhimbjeve afatshkurtra, inflamacionin nga lëndimet dhe gripin. Profesionistët shëndetësorë mund ta rekomandojnë përdorimin e këtij ilaçi edhe për përdorim afatgjatë.

Ibuprofeni njihet se i rritë rreziqet e sulmeve të zemrës dhe të trurit nëse përdoret rregullisht për doza të larta dhe për kohë të gjatë.

Studimi

Studimi francez dhe danez ka analizuar 31 meshkuj atletikë mes moshave 18 dhe 35 vjet.

Gjysma e grupit kishin përdorur 600mg ibuprofen dy herë në ditë – doza maksimale e rekomanduar në SHBA është 800mg deri në katër herë brenda dite – për dy javë.

Gjysma tjetër kishin përdorur placebo (pilulë mashtruese, e cila është boshe dhe s’ka asnjë efekt). Mostrat ishin marrë para dhe pas studimit për t’i krahasuar.

Lexo po ashtu:  Vaj kastori dhe sodë buke; “Ilaçi”i thjeshtë për heqjen e lythave

Ata të cilët kishin përdorur ibuprofen kishin qenë më të prirë të kenë probleme testikulare, e që do të thotë se meshkujt kishin qenë më pak të prirë të bëhen baballarë. Kjo kishte qenë më e zakonshme te meshkujt e vjetër sesa te të rinjtë.

Megjithatë, ekspertët tjerë shëndetësorë tregojnë se ky studim është i përmasave të vogla, dhe derisa të bëhen studime të mëtutjeshme, u rekomandojnë meshkujve të vazhdojnë ta përdorin ibuprofenin nëse është e nevojshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *