Kohëzgjatja e leximit: 2 minuta

Ambasadorët e vendeve anëtare të NATO-s janë të ftuar në një takim urgjent të premten pas njoftimit për tërheqjen amerikane nga marrëveshja “Qiej të Hapur” për shkak të mosrespektimit të Rusisë në marrëveshje, raporton AFP.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

“Takimi u thirr për të premten pasdite për të analizuar pasojat e vendimit të SHBA-së, i shpallur nga presidenti Donald Trump”..

“Rusia nuk e respektoi marrëveshjen”, tha presidenti amerikan.

“Nëse ata nuk e respektojnë atë, ne po tërhiqemi”, shtoi ai, duke specifikuar se tërheqja do të ndodhte në gjashtë muaj.

Marrëveshja “Qiej të Hapur” është nënshkruar nga 35 vende dhe ajo mundëson verifikimin e lëvizjeve ushtarake dhe masat e kufizimit të armëve të vendeve nënshkruese.

Donald Trump nuk e ka mbyllur derën për të negociuar një marrëveshje. Në NATO, kritikohet vendimi amerikan.

Lexo po ashtu:  KQZ njofton se kur do të fillojë procesi i votimit më postë

Të gjithë aleatët u kërkuan Shteteve të Bashkuara të mbeten palë në marrëveshje, shpjegoi një burim diplomatik.

Presidenti amerikan tashmë ka tërhequr Shtetet e Bashkuara nga marrëveshja shumëpalëshe mbi programin bërthamor të Iranit dhe nga marrëveshja e INF për raketat tokë-ajër me rreze të mesme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *