Ambasadorët e vendeve anëtare të NATO-s janë të ftuar në një takim urgjent të premten pas njoftimit për tërheqjen amerikane nga marrëveshja “Qiej të Hapur” për shkak të mosrespektimit të Rusisë në marrëveshje, raporton AFP.
Nëse vlerësoni gazetarinë tonë të pavarur, na mbështetni me një "kafe" simbolike për të mbajtur Mekuli Press të lirë nga çdo ndikim!
☕ Mbështete sot MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare“Takimi u thirr për të premten pasdite për të analizuar pasojat e vendimit të SHBA-së, i shpallur nga presidenti Donald Trump”..
“Rusia nuk e respektoi marrëveshjen”, tha presidenti amerikan.

“Nëse ata nuk e respektojnë atë, ne po tërhiqemi”, shtoi ai, duke specifikuar se tërheqja do të ndodhte në gjashtë muaj.
Marrëveshja “Qiej të Hapur” është nënshkruar nga 35 vende dhe ajo mundëson verifikimin e lëvizjeve ushtarake dhe masat e kufizimit të armëve të vendeve nënshkruese.
Donald Trump nuk e ka mbyllur derën për të negociuar një marrëveshje. Në NATO, kritikohet vendimi amerikan.
Të gjithë aleatët u kërkuan Shteteve të Bashkuara të mbeten palë në marrëveshje, shpjegoi një burim diplomatik.
Presidenti amerikan tashmë ka tërhequr Shtetet e Bashkuara nga marrëveshja shumëpalëshe mbi programin bërthamor të Iranit dhe nga marrëveshja e INF për raketat tokë-ajër me rreze të mesme.
