Lule janë lënë pranë një xhamie në kryeqytetin e Zelandës së Re, Wellington. Njerëzit e mbledhur para kësaj xhamie kanë shkruar me shkumës në trotuare mesazhe mbështetëse për myslimanët.

Skena të njëjta ka pasur edhe në qytetin më të madh të këtij shteti, Auckland. Mbështetja për këtë komunitet ka qenë aq e madhe, saqë njerëzit që janë mbledhur pranë xhamive nuk kanë pasur vend ku t’i parkojnë veturat e tyre. Në letrat e lëna pranë luleve shihen mesazhet “Ju duam”, “Jemi një” dhe “Të ndryshuar përgjithmonë”, transmeton AlsatM.

Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Reagime emocionale ka pasur edhe në Australi, ku në shumë xhami janë vendosur lule. Philip Dalidakis, politikan australian, e ka ofruar mbështetjen e tij për myslimanët përmes një oferte. Ai ka thënë se do t’i shoqërojë gjatë rrugës drejt xhamive të gjithë ata që frikësohen për të shkuar vetë atje.

Mesazhe mbështetëse për myslimanët janë dhënë edhe në Britani të Madhe dhe Kanada. Shumë njerëz i kanë shfrytëzuar rrjetet sociale për ta ofruar publikisht përkrahjen e tyre për komunitetin mysliman në vendet ku jetojnë, shkruan “The Guardian”. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lexo po ashtu:  SHBA falenderon Qeverinë Kurti 2 dhe popullin e Kosovës - Kosova edhe njëherë ka shfaqur lidership në nivel global

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *