Emri i djalit të Elon Musk dhe partneres së tij Grimes u vendos fillimisht X Æ A-12, një emër që ligji në Kaliforni nuk e ndalonte, por thjesht s’e njihte, që është praktikisht e njëjta gjë. Në Kaliforni, mund të përdoren vetëm 26 shkronjat e alfabetit anglez, nuk lejohen numra ose simbole të tjera, me përjashtim të apastrofit si në emrat O’Connor. Elon dhe Grimes e gjetën zgjidhjen me stil dhe ndryshuan emrin, meqë ligji s’lejon numrat.

Në një postim në Instagram, dikush e pyeti Grimes nëse e ndryshuan emrin e djalit dhe ajo u përgjigj duke zbuluar emrin e ri: X Æ A-Xii. Emri është i njëjtë thjesht Xii është zëvendësim për numrin 12, sjellë në formën e një numri romak (XII).

Lexo po ashtu:  "Jam shkëputur e kam ikur shumë herë", nga Mitrush Kuteli

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *