Secila prej këtyre USB-ve kushton 339 paund e madje ka një ofertë për tre prej tyre me çmim prej 958 paund. Në pamje të parë është një USB me 128MB memorie.

Një pajisje e cila kushtonte mëse 300 paund vinte me premtimin se do të mbronte familjet Britanike nga rreziqet e teknologjisë 5G duke përdorur teknologjinë kuantike por a funksionon? Sigurisht që jo.

Në Britani lançimi i rrjeteve celulare 5G nisi Verën e kaluar dhe ende nuk ka depërtuar jashtë zonave urbane.  Por vendi është pushtuar nga një industri e cila ofron mbrojtje nga efektet e supozuara negative në shëndetin e njeriut edhe pse janë hedhur poshtë e demistifikuar nga autoritetet rregullatore e shkencëtarët.

5GbioShield është pajisje e cila duhet ti mbrojë njerëzit nga teknologjia 5G me një “shtresë holografike” e cila balancon dhe harmonizon frekuencat e dëmshme dhe eliminon radioaktivitetin.

Secila prej këtyre USB-ve kushton 339 paund e madje ka një ofertë për tre prej tyre me çmim prej 958 paund. Në pamje të parë është një USB me 128MB memorie.

Një USB e tillë identifike në Kinë me veshje prej kristali kushton 5 paund. Dy ekspertë në Britani vendosën të çmontonin USB për të parë çfarë e bën kaq të veçantë dhe gjetën një qark, një dritë LED si çdo USB tjetër.

Lexo po ashtu:  Konfirmohet lansimi global i LG G8S

Në fund është një USB 5 paund që shitet për 300 paund dhe që shfrytëzon frikën, maninë dhe konspiracionet e përhapura rreth teknologjisë 5G për të zhvatur njerëzit duke tejkaluar të gjitha kufijtë e imagjinatës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *