Me sezonin e La Liga që po rifillon, Barcelona është në krye të tabelës, me 2 pikë më shumë se skuadra e Real Madrid.
Deri në fund të kampionatit do të luhen edhe 11 xhiro, të cilat do të jenë speciale, pa tifozë. Këto xhiro do të jenë 11 finale për Arturo Vidal.
“Jo shumë lojtarë kanë bërë këtë, kështu që jam krenar për veten”, ka thënë Vidal, i pyetur nëse do ta fitojë titullin e nëntë të kampionit me skuadra.
“Jam duke parë përpara që të fitojë të nëntin, me Barcelonën, kështu që do të punojë fort për ta bërë historinë”, shtoi lojtari.
“11 ndeshjet që kemi për të luajtur do të jenë 11 finale. Do të jetë e vështirë të sfidohet, pasi Real Madrid janë shumë afër, kështu që duhet të fokusohemi të fitojmë secilën ndeshje, dhe të përgatitemi mirë edhe për Ligën e Kampionëve”, ka thënë mes tjerash Vidal.
33-vjeçari ka shijuar triumfin në La Liga me Barcelonën gjatë sezonit të kaluar, por një gjë të njëjtë dëshiron edhe këtë vit.