Presidenti i Brescia, Massimo Cellino, duket qartë se e ka humbur durimin me sulmuesin e vet, Mario Balotelli. Ky i fundit e ka lënduar, madje, me sjelljen e tij, duke dalë si gjithmonë mbi rregullat e skuadrës, të klubit etj: “Unë e humba bastin “Balotelli”, për fat të keq. Provova, ia dhashë mundësinë, por Mario bëri gjënë tjetër. Brescia, kthimi në ekipin kombëtar, Europiani, shtëpia, nëna, vëllezërit, miqtë…, mendova se kushtet ishin të gjitha.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Mario jeton mbi rregullat, ose me rregullat e tij. Ju i thoni atij një gjë, Mario bën diçka tjetër. Raiola herë pas here më kërkon që t’i jap një dorë për të parë nëse mund ta gjejë një ekip tjetër, por tashmë kam problemet e mia. Ekipi vetë është në distancë nga ai tani. Ne nuk po flasim për një fëmijë, Mario është rreth 30 vjeç”.




