Metodat me te fundit teknologjike ne trajtimin e diabetit, zhvillimet ndaj prodhimit të pankreasit artificial si dhe matesit modern te glukozes qe veprojne si smartphone, kane per qellim te rrisin cilesine e jetes per diabetiket
Diabeti, sëmundje e cila ka efekt negativ në cilesinë e jetës është duke përparuar në heshtje në rastet e mosdiagnostikimit. Eshtë i rëndësishëm fakti se shumë diabetikë nuk janë të vetëdijshëm që kanë këtë sëmundje! Në fakt shumica e tyre janë të kënaqur të përshkruajnë veten si “nevojtarë të glukozës”. Duke qënë të vetëdijshëm për praninë e diabetit dhe kryerjen e ndryshimeve të domosdoshme në mënyrën e jetesës është thelbësor parandalimi i dëmtimeve që kjo sëmundje mund të shkaktojë. Në këtë artikull ne ndajmë me ju të dhënat që morëm mbi diabetin, metodat e trajtimit dhe produktet teknologjike për pacientët diabetikë nga specialisti i sëmundjeve të brendshme në Klinikën Ambulatore të Diabetit ACIBADEM Bağdat doktor Yaser Süleymanoğlu.
Cilat janë pasojat e diabetit në shëndetin e njeriut?
Diabeti është një sëmundje që duhet të analizohet gjerësisht. Kjo është një sëmundje e cila mund të përshkruhet shkurtimisht si mosbalancim i sheqerit në gjak, që do të thotë se niveli i glukozës është më i lartë se normalja. Kjo gjendje shkakton dëmtime afatshkurta ose afatgjata në organe. Shkalla e incidencës për diabetin është rritur në vitet e fundit. Kjo sëmundje e cila zakonisht shoqërohet me shtim në peshë (me fjalë të tjera shëndoshje) është më e zakonshme në metropole. Barra e diabetit si dhe problemet shëndetësore që shkakton janë shumë të rënda. Sëmundja ka shumë efekte negative, të tilla si probleme të shikimit, çrregullime kardiake, dëmtime nervore dhe ulje të jetëgjatësisë.
Numri i atyre që kanë këtë sëmundje pa qenë në dijeni nuk është aspak i ulët. Çfarë simptomash shfaq sëmundja?
Diabeti zhvillohet në dy forma të cilat janë të tipit 1 dhe tipit 2. Diabeti i tipit 1 shfaqet zakonisht tek femijët. Ai mund të shfaqet përmes stresit të papritur, gripit të rëndë ose infeksionit të traktit urinar, pa shfaqur ndonjë indikacion më parë. Fëmijët të cilët janë diabetikë kanë ardhur për konsultim me probleme të tilla si urinimi i shpeshtë dhe thatësia e gojës. Sëmundja mund të diagnostikohet menjëherë nëpërmjet zbulimit të nivelit të lartë të glukozës në urinën ose gjakun e pacientëve. Megjithatë këta fëmijë përbëjnë vetëm 5% të popullsisë së përgjithshme diabetike. Në trajtimin e diabetit të tipit 1, pacientët fillojnë menjëherë me insulinë dhe vendosen nën mbikëqyrje. Problemi i vërtetë përfshin pacientët që janë në pjesën e mbetur të 95% të popullsisë. Ky grup i cili në përgjithësi përfshin individë në moshat 35 ose 40 vjeç përbëhet nga njerëz mbipeshë, ata me një histori familjare të diabetit dhe ata të cilët nuk kryejnë ushtrime. Ata që punojnë gjatë gjithë ditës pa u kujdesur për ushqimin dhe ata të cliët e gjejnë veten shpesh para frigoriferit janë gjithashtu të rrezikuar. Kjo sëmundje ka tendencë të progresojë me shpejtësi në trupin e këtyre personave.
Ajo shfaqet me simptoma të tilla si nevoja per të ngrënë dicka të ëmbël, duke u frustruar kur jemi të uritur, duke u bërë i përgjumur pas ngrënies dhe duke pasur neps për ushqime specifike. Diabeti i tipit 2 shfaqet në dy forma: të cilat janë diabeti kufitar, një sëmundje që nuk tregon simptoma dhe diabet normal, një sëmundje që shfaqet me simptoma të caktuara. Grupi me rrezik më të lartë përbëhet nga njerëz me diabet kufitar. Meqenëse këta njerëz nuk e ndjejnë nevojën për t’u konsultuar me një mjek, ata nuk janë të vetëdijshëm për faktin se kanë një problem mjekësor. Ata thjesht besojnë se e duan ushqimin dhe shtojnë peshë për shkak të kësaj. Nga ana tjetër ata persona me diabet normal diagnostikohen dhe u jepet trajtim i shpejtë.
A është i mundur shërimi plotësisht nga diabeti?
Në rastet kur sëmundja është e dukshme 50 deri në 60% e pankreasit ka humbur funksionin e tij. Prandaj diabeti është një sëmundje e përjetëshme. Trajtimi kërkon ndryshime në stilin e jetesës, ushqim të shëndetshëm, stërvitje dhe medikamente. Medikamentet mund të mos bëhen të nevojshme në rastet kur sëmundja mbahet nën kontroll me stërvitje dhe dietë të shëndetshme. Në raste të tjera pacientët kanë nevojë për një ose dy barna. Ndonjëherë është gjithashtu e nevojshme që pacientët të përdorin insulinë përveç ilaçeve të tjera. Ajo që është e rëndësishme këtu është që niveli i glukozës në gjak të mbahet nën kontroll. Kjo siguron parandalimin e dëmtimit të organeve nga diabeti.
A mund të na tregoni për zhvillimet në trajtimin e kësaj sëmundjeje që është përhapur në të gjithë botën?
Trajtimi i diabetit kërkon ndryshime të jetesës dhe terapi mjekësore.
“Shkalla e incidencës për diabetin është rritur në vitet e fundit. Kjo sëmundje e cila zakonisht shoqërohet me obezitet (me fjalë të tjera shtim në peshë) është më e zakonshme në metropole. “
Terapia mjekësore përfshin përdorimin e pilulave ose insulinës, ose të të dyjave. Ekzistojnë gjithashtu zhvillime teknologjike të cilat reflektohen në produkte që rrisin komoditetin e jetës së pacientit. Për shembull, ishte e mundur që matësit e glukozës të jepnin rezultate të gabuara në të kaluarën; Tani është e mundur që glukoza në gjak të matet në 3 deri në 10 sekonda me rezultate të sakta që janë shumë afër niveleve aktuale të glukozës. Për më tepër, disa programe kompjuterike moderne ndihmojnë në llogaritjen e nevojave të përditshme dietike të pacientëve bazuar në nivelet e yndyrës, proteinave dhe sheqerit në ushqimet e konsumuara. Këto janë shumë të rëndësishme në monitorimin e pacientëve.
Një zhvillim tjetër në këtë fushë përfshin sensorë të përdorur nga njerëz që kanë nevojë të matin shpesh nivelin e glukozës në gjak. Sensorët të cilët vendosen nën lëkurë gradualisht do të bëhen të disponueshëm për përdorim publik për një ose dy vjet. Këta sensorë, për të cilët proceset laboratorike dhe testet janë përfunduar, aktualisht mund të përdoren për të monitoruar nivelet e glukozës në gjak përmes një aplikacioni për telefonat celularë. Problemi më i madh në trajtimin e diabetit është humbja e vetëdijes që ndodh në rastet e pacienteve me nivelit të ulët të glukozës në gjak ose të hipoglikemisë, kryesisht e njohur si koma diabetike. Kjo gjendje e cila është më e padëshirueshme për mjekët, mund të haset në ata pacientë që përdorin insulinë dhe medikamente që përdoren për uljen e glukozës në gjak. Pompat e insulinës të cilat dalin në pah në këtë rast mund të përdoren për të lehtësuar gjendjen e pacientit në rrethanat aktuale. Sistemi i këtyre metodave përcakton sasinë e insulinës që kërkohet nga trupi. Një tjetër zhvillim emocionues në këtë fushë është pankreasi artificial! Pankreasi liron insulinën kur rritet niveli i gjakut dhe sekreton glukagonin i cili ka efekte që janë të kundërta me ato të insulinës kur niveli i gjakut zvogëlohet. Pasi që aktualisht nuk ekzistojnë produkte që janë në gjendje të kryejnë të dyja këto funksione pacientët duhet të marrin këto hormone nga jashtë. Prandaj pankreasi artificial konsiderohet të jetë një zhvillim i cili do të rrisë komoditetin e pacientit në mënyrë të konsiderueshme.
Cilat janë masat që mund të merren për të parandaluar sëmundjen?
Teknikat laboratorike moderne bëjnë të mundur përcaktimin nëse një individ do të ketë diabet në 5 ose 6 vitet e ardhshme. Testet e rezistencës ndaj insulinës, testet e glukozës dhe faktorët gjenetikë janë shumë të dobishëm në këtë proces. Numri i opsioneve të trajtimit mjekësor aktual është shumë më i lartë se ai i në të shkuarën. Tani ka medikamente të gjeneratës së re që stimulojnë pankreasin dhe bëjnë të mundur kombinimin e trajtimit.
A ESHTE KIRURGJIA E OBEZITETIT NJE PERGJIGJE KUNDER DIABETIT?
Obeziteti, përhapja e të cilit është rritur me shpejtësi jo vetëm në vendin tonë por edhe në pjesën tjetër të botës, përfshin shumë sëmundje të tjera. Ndërsa doktorët përpiqen të kontrollojnë obezitetin përmes rekomandimit të ndryshimeve për mënyrën e jetesës dhe ushqimit të shëndetshëm, kirurgjia mund të jetë një opsion për pacientët që janë në faza të avancuara. Operacionet e obezitetit, të cilat janë referuar kolektivisht si “kirurgji bariatrike” dhe janë bërë shumë të zakonshme në kohët e fundit. Doktor Yaser Süleymanoğlu thotë se këto operacione të cilat mundësojnë humbjen e peshës janë shumë të dobishme për pacientët me diabet të tipit 2, dhe thotë se “Kjo është veçanërisht e domosdoshme për pacientët mbipeshë me rezistencë të lartë të insulinës që nuk i përgjigjen trajtimit mjekësor dhe vazhdojnë të fitojnë peshë. Ata i nënshtrohn këtij operacioni në mënyrë që të parandalojnë dëmtimin e organeve. Ka dy lloje të kirurgjisë së obezitetit të cilat janë ngushtimi i stomakut dhe bypass stomaku. Lloji i operacionit që duhet të kryhet tek pacientët përcaktohet nëpërmjet bashkëpunimit të specialistit të diabetit me një kirurg. Këto operacione janë të suksesshme kur kryhen tek pacientë të përshtatshëm të cilët kryejnë kontrolle të rregulltapost-operative.