Vetëvendosje mund të mbetet pa asnjë post të lartë institucional, ani pse doli partia e parë në zgjedhjet e 6 tetorit.

Pavarësisht nëse votohet Qeveria e re me Avdullah Hotin kryeministër, kjo parti nuk e ka në plan t’ia kërkoj dorëheqjen kryetares së Kuvendit Vjosa Osmani.

Nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, ka thënë se kjo nuk është diskutuar fare në parti, edhe për faktin e bashkëpunimit tejet të mirë me Osmanin.

“Nuk e kemi diskutuar këtë në parti. Kjo edhe për shkak se me zonjën Vjosa Osmani kemi bashkëpunim në nivelin më të mirë të mundshëm. Bashkëpunimi ka qenë i shkëlqyer edhe në nivel të institucioneve, Kuvend dhe Qeveri. Pra, edhe me kryeministrin Kurti”, ka thënë Nagavci.

Anëtarja e Kryesisë së Vetëvendosjes, thotë se do të varet edhe nga vullneti i nënkryetares së LDK-së Vjosa Osmani, nëse do të vazhdojë të mbetet kryeparlamentare. Vjosa Osmani ishte zgjedhur kryetare e Kuvendit, pasi ishte propozuar për këtë post nga Vetëvendosje, pas marrëveshjes për bashkëqeverisje që kjo parti kishte arritur me LDK-në.

Lexo po ashtu:  Kurti, takim kokë më kokë me Lulzim Bashën

Këto dy parti ndanë rrugët në Qeveri, pasi LDK-ja inicioi mocionin për rrëzimin e Qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti më 25 mars.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *