Qysh në fillim të viteve ’90, shoqatat malazeze të krijuara në Shkodër kanë synuar të ndërrojnë identitetin e luftës së vitit 1913 në të cilën ushtria malazeze pushtoi Shkodrën.

Sipas historianëve, ishte pikërisht Esat Pashë Toptani që me një marrëveshje të fshehtë, pas rezistencës së bërë nga Hasan Riza Pasha, dorëzoi çelësat e qytetit në duart e malazezëve.

Me ndërhyrjen e austro – hungarisë, thuajse një muaj pas pushtimit, malazezët u larguan dhe Shkodrës iu rikthye identiteti i saj. Fillimisht qeverisej nga të huaj e pastaj, me konsolidimin e shtetit shqiptar, filloi vetëqeverisja e qytetit.

Dëshira e Malit të Zi për të pushtuar Shkodrën, betejat e zhvilluara dhe rezistenca e banorëve të qytetit janë elementet përbërës të epopesë më të madhe të kombit tonë, “Lahutës së Malcisë” shkruar nga Atë Gjergj Fishta. Kjo epope mbaron me vargjet “Si premtue pat Perendija, Prap zojë m’vedi duel Shqypnia”.

Arsyeja e luftës që malazezët hapën ishte e qartë: pushtimi i Shkodrës dhe aneksimi i saj njëlloj sikurse u bë me Ulqinin, Tivarin dhe të tjera treva shqiptare që sot ndodhen në Malin e Zi. Ky synim nuk ka qenë aspak i fshehte, as gjatë luftës, as pas saj.

Lexo po ashtu:  Hani, pini, vidhni, mblidhni gjith’ aksione, monopole

Ndërsa sot, kur ka kaluar më tepër se një shekull prej largimit të malazezëve, shoqata që përfaqëson minoritetin etnik malazez në Shkodër del vazhdimisht në deklarata ku thotë se ushtria malazeze nuk ishte pushtuese, por çliruese. Lind pyetja: “Çliruese nga kush?!” Shkodra kishte pasur delegatin e saj në Vlorë kur u shpall pavarësia si dhe ministër në të parën qeveri.

Për këtë arsye, Shkodra ishte një vend që e kishte pranuar mëvetsimin. Sikurse dihet, Hasan Riza Pasha ishte thirrur nga Stambolli, pasi detyra e tij në Shkodër si komondant kishte mbaruar, por ai kishte refuzuar të largohej, pasi e donte të ishte në krye të rezistencës anti – malazeze, veprim që i mori edhe jetën në rrethana misterioze.

Vitin e shkuar, një prift ortodoks erdhi në fshatin Vrakë dhe pas kremtimit të meshës tha se Kosova është Serbi. Përveç komunitetit ortodoks të Shkodrës i cili shprehu distancimin nga ky qëndrim, asnjë reagim tjetër nuk erdhi.

Pak kohë më parë, shoqatat minoritare malazeze dhe ato fetare të ortodoksisë malazeze, në një prej zonave ku janë zhvilluar luftime, kanë vendosur një kryq – memorial në kujtim të ushtarëve të rënë, duke i quajtur kundërshtarët e tyre si armiq. Kush janë armiqtë? Shkodranët?!

Lexo po ashtu:  Kjo është gjuha e katërt që flitet në Zvicër (FOTO)

Shteti shqiptar nuk ka reaguar për këtë rast, edhe pse nuk është hera e parë që diçka e tillë ndodh. Ndonëse jemi i vetmi vend në botë që kufizohemi nga vetvetja, provokime të vazhdueshme vijnë nga jashtë. Pse?! Mos ndoshta akoma nuk janë ngopur me padrejtësi karshi Shqipërisë?!/a.d/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *